Vritet me armë zjarri një 50 vjeçar, policia arestohen autorin e dyshuar.

Një person i moshës 50-të vjeçare është gjendur i vdekur mëngjesin e sotëm në mjediset e tregut me shumicë në dalje të qytetit të Shkodrës, pranë autostrades Shkodër-Hani Hotit.

Zëdhënësi i shtypit i policisë Qarkut Shkodër, Reonaldo Çulli bëri të ditur për ATSH-në se viktima, i identifikuar me emrin Dedë Xhaka, i lindur në komunën Shkrel të rrethit Malësi e Madhe dhe banues në Shkodër, është gjetur i vrarë në tregun e shumicës e njohur si lagja "Dobraç".

Pas informacionit të marrë, forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin Ilir Hoxha, 20 vjeç, banues në Shkodër, të cilit iu gjetë dhe u sekuestrua edhe arma e krimit, pistolete tip TT, e dyshuar si arma e krimit. Zëdhënësi Çulli tha gjithashtu se "nga informacionet paraprake, motivi i vrasjes mësohet të ketë qënë një konflikt i çastit lidhur me një sasi lekësh të dhëna borxh". 

ATSH