Pothuajse e gjithë veprimtaria e bashkisë Shkodër të paktën për disa ditë, ndoshta edhe për një kohë të gjatë, do të jetë e bllokuar. Pas miratimit të komisioneve të këshillit bashkiak të Shkodrës në mbledhjen e para pak ditëve prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani, kur pritej që të sillte ligjshmërinë e projekt-vendimeve, ka surprizuar jo pak duke mos firmosur dy prej tyre. Në këtë mënyrë prefekti Paulin Radovani nuk ka firmosur vendimin që dy nënkryetarët e këshillit bashkiak Rezarta Zamaku dhe nënkryetari Gaspër Kokaj të jenë pjesë përbërëse e komisioneve.
Në fakt rregullorja e mëparshme nuk e lejonte një gjë të tillë por kjo rregullore ka ndryshuar dhe është votuar nga këshilli i ri me votat e të gjitha forcave politike, mes të cilave edhe LSI ku vetë prefekti aderon prej afro 2 vitesh. Pavarësisht se këshilli bashkiak e ka miratuar rregulloren e re, për prefektin Radovani të qënit e dy nënkryetarëve pjesë e komisioneve është e paligjshme. Në shkresën e saj prefektura thotë që të shikohet komisioni i ligjeve dhe i arsimit ku bëjnë pjesë pikërisht dy nënkryetarët e këshillit Rezarta Zamaku dhe nënkryetari Gaspër Kokaj, e para pjesë e LSI, i dyti pjesë e PD.
Për rrjedhojë prefekti Radovani në të njëjtën kohë ç’është edhe më e rëndësishmja nuk ka firmosur as projekt-vendimin e miratuar në këshill për formimin e 16 komisioneve. Praktikisht mosdhënia e ligjshmërisë nga prefektura për komisionet e këshillit bashkiak të Shkodrës është drejtpërdrejtë një bllokim thuajse total i veprimtarisë së kësaj bashkie. Kjo për faktin se çdo projekt-vendim përgatitet dhe diskutohet në komisionet përkatëse e më pas merr miratimin ose jo në këshillin bashkiak.
Të gjendur në këtë situatë, këshilli bashkiak ka vendosur që të zhvillojë një mbledhje urgjente ditën e enjte nga ku do të behet edhe njëherë miratimi i komisioneve dhe më pas pritet që deri të mërkurën e javës tjetër të zhvillohet mbledhja që realisht duhej të ishte zhvilluar këtë javë nga ku kanë qenë të përcaktuara një sërë vendimesh të rëndësishme. Tashmë duhet pritur pas mbledhjes të së enjtes nëse prefekti Radovani do t’i drejtohet apo jo gjykatës administrative sepse projekt-vendimet që miraton këshilli për herë të dytë nuk kanë nevojë për ligjshmërinë e prefekturës.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com