Shkoder- Kanë më shumë se 20 vite që presin shtetin t’u rikonstruktojë rrugën, por kërkesat ebanorëve të Muriqanit kanë rënë në vesh të shurdhër.

Bëhet fjalë vetem për 1 km rrugë rurale nga qendra e fshatit deri në aksin nacional që lidh Shkodrën me doganën e Muriqanit.Së fundmi edhe me punimet që janë kryer nga ujësjellësi kanë çarë rrugën e vjetër në mes, ndaj banorët kanë marrë në dorë lopatat për të sistemuar vetë rrugën.

35 familje të kësaj zone shprehen të zhgënjyer nga harresa që i është bërë në vite për këtë komunitet ndërkohë që eshtë një rrugë vetëm 1 km e gjatë.

Ja kena heq gojës me ia dhënë nevojës. 980 metra rrugë e askush nuk e ka hedh një makinë zhavrror”

Nisur edhe nga fakti që në Shkodër po rikonstruktohen disa rrugë ato mbeten me shprese që ti vijë edhe radha e tyre.