Shkodër, sekuestrohen 670 rrënjë
kanabis e granata, 3 procedohen

SHKODËR-Sekuestrohen 670 rrënjë kanabis dhe municione luftarake në Qarkun e Shkodrës, procedohen 3 persona.
  
Gjatë kontrollit të territorit në fshatin Rras, Puka në vendin e quajtur Qafa e Mollës, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan në një parcelë 370 bimë narkotike të llojit kanabis me lartësi 10-110 cm, si dhe një serë janë gjetur 810 tasa plastik (kubik ) ku në 300 prej tyre kishte të kultivuar fidanë, ndërsa në 510 tasa kubik ishin të mbushur me dhe gati për përgatitje të mbjelljes së bimës narkotike.
 
Për këtë rast janë proceduar në gjendje të lirë F. J, 43 vjeçe, banuese në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Administratore e Njësisë Administrative Gjegjan, Pukë, B. Gj, 47 vjeç, banues në fshatin Rras-Pukë, me detyrë Kryeplak i fshatit Rras, T. N, 50 vjeç, banues në fshatin Dom-Pukë, me detyrë Inspektor i policisë pyjore që mbulon Njësinë Administrative Gjegjan, Pukë.
 
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe , më datë 06.06.2017, në vendin e quajtur pylli “Nën Maja” në fshatin Ivanaj Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
 
-1 armë zjarri atomatik model 56
-2 krëhëra
-50 fishekë
-55 kapsolla detonatori
-20 kallepë tritoli
-15 copë granata
-2 kutia metalike të mbyllura me ndezësa granate.
 
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

[gallery]22602[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella

Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella