13.6 kg e tritolit të ndarë në 34 kallëpe u gjetën në garazhin e shtëpisë së familjes Rupa, Zija Rupa, 73 vjeç dhe i biri Ylber Rupa, 40vjeç, banues në lagjen Zogaj të Shkodrës. Babë e bir u arrestuan në orët e para të paradites së të martës pasi në garazhin e automjetit u gjet një arkë me kallëp tritoli, ku brenda ndodheshin 34 kallëpe tritoli, nga të cilat 32 copë me peshë nga 400 gr, dhe 2 copë me peshë nga 200 gr. Gjithsej 13.6 kg me gjithë kallëpin e tritolit të sekuestruar më herët gjatë paradites në banesën e këtyre personave.
Po ashtu policia në fillim të operacionit sekuestroi në familjen Rupa edhe një automatikë, dy krëhëra me nga 30 fishekë,18 kapsolla detonatore, një sasi fitili zjarrëpërcjëllës dhe nje kallëp tritoli 400 gr.
Ndërsa në total gjatë operacionit policia sekuestroi 3 armë zjarri Tip automatik, 34 kallëpe tritoli ose 13.6 kg, një sasi fitili zjarrëpërcjellës, 18 kapsolla detonare, 5 krehera dhe 100 copë fisheke.
Ë-
Në banesën e 66 vjeçarit Pal Hila, banues në Fshatin Mali Jushit janë sekuestruar: 1 armë zjarri automatik, Model 56, kaliber 7.62 mm dhe 2 karikatorë me nga 30 copë fishekë.
Po ashtu 71-vjecarit Ndue Kola, banues në Bushat, policia i ka sekuestruar në banesën e tij: një armë zjarri automatik, një krehër me dy fishekë në të dhe 33 copë fishekë Model 54.
Materjalet proceduriale në ndarkim të 4 shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vepren penale të “Armëmbajtje pa leje”, “Prodhim dhe mbajtje e armeve te zjarrit dhe e municionit“ sipas neneve 278, 278/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.
Durrës, arrestohet një 22-vjecar pasi i ka marë makinën të dashurës së shokut
DURRËS- Arrestohet një 22-vjecar pasi dyshohet se disa ditë më parë ka ushtruar dhunë dhe ka marë me forcë makinën e të dashurës së shokut të tij.
Uniformat blu kanë ndaluar Amarildo Hysenbelliu pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës më 08.10.2015 ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 22-vjecarin.
Ngjarja- Dyshohet se më datën 4 tetor 2015 Amarildo Hysenbelliu në bashkëpunim me shokun e tij Kristi Dako i arrestuar në flagrancë kanë marë me forcë makinën e vajzës 20-vjecare me iniciale K.A me pretendimin se Kristi Dako e ka patur të dashur.
Materjalet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vepren penale të “Heqja e paligjshme e lirisë”parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)