Një 27-vjeçare në Shkodër ka përplasur për vdekje me makinë një këmbësore.

E reja humbi kontrollin mbi makinën te vendi i quajtur “Ura e Bahçallëkut”, doli nga rruga dhe u përplas me shkallët metalike të një ndërtese. Si pasojë, ndërroi jetë 67-vjeçarja.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, shtetasja B. P., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja E. B., 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.