Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një banesë në Unazën Perëndimore të qytetit të Shkodrës.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se lënda plasëse ishte vendosur në banesën e efektivit Ardian Beçina, polic i kriminalistikës.

Gjatë shpërthimit në banesë ka pasur edhe njerëz, por famirësisht ata nuk janë lënduar. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak-Rreth orës 20:50, në lagjen “Guerrile”, automjeti i shtetasit A. B., punonjës policie, i parkuar në rrugë, para banesës, është dëmtuar, dyshohet me lëndë plasëse.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.