Shkodër, snajper nga Kalaja në
banesë, plagosen 2, njëri objektiv

SHKODËR -  Plumbat e snajperit të qëlluar nga Kalaja e Rozafës kanë plagosur dy persona, të cilët ndodheshin në oborrin e një banese pranë zonës së Kalasë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 të së Dielës, ndërsa të plagosur mbetën 40-vjeçari Sadetin Lohja dhe 50-vjeçari Xhabir Shega. Policia dyshon se objektiv i këtij atentati të ketë qenë Xhabir Shega, i cili arriti t’i shpëtoj plumbave.

.....
24 orë pas atentatit me snajper ku mbeti i plagosur rëndë 40-vjeçari Sadetin Lohja dhe u plagos lehtë 50-vjeçari Xhabir Shega, grupi hetimor ka një tjetër version mbi këtë ngjarje. Sipas efektivëve të policisë dyshohet se objektiv i atentatit të ndodhur rreth orës 19:00 ditën e diel në lagjen “Qafës” të Shkodrës, nuk ka qenë 40-vjeçari, por Xhabir Shega, i zoti i shtëpisë ku ndodhi plagosja.
 
Ky fakt është mësuar pasi janë marrë në pyetje personat me të cilët ka qënë 40-vjeçari Lohja, ndërsa policia gjatë pyetjes së 50-vjeçarit Shega ka konstatuar se edhe ky i fundit ka mbetur i plagosur lehtë në krah. Pas marrjes në pyetje të tij grupi hetimor ndyshoi edhe rrjedhën e hetimeve.
 
Sipas bluve Xhabir Shega ka marrë plagë të lehtë në krah dhe nuk është paraqitur në urgjencën e spitalit, por ka marrë mjekimin në banesë. Ndërsa Sadetin Lohja ndodhet në gjëndje kritike për jetën në spitalin e Shkodrës.
 
Grupi hetimor ka dyshime për pozicionin nga erdhi plumbi, nga kodra e Kalasë “Rozafa” apo nga kodrat e lagjes “Ajasem”, policia në vendngjarje nuk ka arritur të sigurojë asnjë prove përveç plumbit së gjetur në trupin e 40-vjeçarit.
 
Nga sa mësohet Sadetin Lohja ka qenë në shtëpinë e Xhabir Shegës në lagjen “Qafës” dhe në momentin kur po dilte nga shtëpia e tij është qëlluar duke marrë plagë të rënda në gjoks, gjithashtu predha e plumbit ka prekur edhe Xhabir Shegen, por ky i fundit ka mungur të shmanget duke i shpëtuar plumbit.
 
Por ky nuk është rasti i parë kur pjestarë të familjes Shega janë objektiv të sulmeve me armë zjarri pasi edhe me 6 Qershor në lagjen e “Bahcallekut” mbeti i vrarë një person dhe u plagosen dy të tjerë, ndërsa autorët e krimit tentuan të ekzekutonin të Nezir Shegen.


policia
(Ne foto: Banesa ku u qelluan dy personat dhe policia e mberritur ne vendngjarje)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet