Shkodër, tentohet të grabitet 
argjendaria në Pedonale

Një argjendari në qytetin e Shkodrës është tentuar të grabitet në orët e para të mëngjesit të sotëm.  Ngjarja ka ndodhur në pedonalen “Kolë Idromeno” në qendër të qytetit të Shkodrës. Argjendaria, pronë e shtetasit Marin Gjonaj është tentuar të grabitet duke shpërthyer murin përmes një dyqani  berberi. Pronari i berberhanes Rexhai Keraj shprehet se  grabitësit kanë shpërthyer derën dhe më pas kanë tentuar të thyejnë murin e argjendarisë.
 
Në mëngjes kur kam ardhur në punë shikova policinë këtu, dhe pashë që kishin hyrë në dyqan dhe më thanë mos u fut pa ardhur ekspertiza. Erdhi ekspertiza dhe pastaj hyra dhe nuk kishin prekur asgjë por kishin tentuar të futen tek argjendaria por dhe aty nuk kishin mundur. Është e treta herë që më bëhet kjo punë brenda 10 viteve. Këtu kanë shpërthyer drynin dhe gërshërët i kanë harruar këtu”, tha Keraj.
 
Dy grabitësit pasi kanë hyrë në dyqanin e berberit duke shpërthyer derën, kanë goditur murin e argjendarisë me leva, por në këtë moment ka rënë alarmi. Për pasojë grabitësit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa kanë harruar edhe mjetet prerëse. Grupi hetimor i ka sekuestruar si provë materiale së bashku me pamjet filmike të argjendarisë. Policia ka nisur hetimin për identifikimin e autoreve dhe kapjen e autorëve. 
 
tentative grabitje shkoder
(Argjendaria që u tentua të grabitej në Shkodër)

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dy tërmete shkundin përsëri Greqinë, forca deri në 4,6 ballë! Panik te banorët, ekspertët i tremben pasgoditjeve

Dy tërmete shkundin përsëri Greqinë, forca deri në 4,6 ballë! Panik te banorët, ekspertët i tremben pasgoditjeve