Kanë qenë vetë punonjesit e bankës, e cila e ka detyrim ligjor në raste transaksionesh të paargumentuara, e cila lajmëroi policine ku në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Tiranës, është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit serb. Ai i ka kërkuar bankës në Shkodër t'ia ndajë këtë shumë në 15 pjesë për t'i transferuar në 15 banka kineze.
Në fakt, paratë kanë mbërritur në Shqipëri me 3 transferta nga një kompani amerikane, për në bankën e nivelit të dytë në Shkodër. Kur Ivanoviç ka ardhur nga Beogradi të bëjë transfertat ai nuk ka patur asnjë dokument për motivimin e dërgimit të parave.
Kaq ka mjaftuar që policia të nisë hetimet dhe kur Ivanoviç ka refuzuar të japë shpjegime për origjinën, destinacionin dhe motivin e këtyre transfertave e kanë arrestuar atë për akuzën e pastrimit të parave.
Sipas policisë Ivanoviç nuk ka aktivitet ekonomik në Shqipëri.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)