Shkodër/ Tentuan të transportonin 1.5 kg kanabis drejt Malit të Zi, 2 në pranga 1 në kërkim

Shkodër/ Tentuan të transportonin 1.5 kg kanabis drejt Malit të Zi, 2 në pranga 1 në kërkim

foto ilustruese

SHKODËR-Ditën e sotme në zonën e “Shina-Hidrovor”,  janë arrestuar në flagrancë 2 persona në tentativë e sipër për të kaluar kufirin me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Grupi kriminal përbehej nga 3 të rinj, ku 2 u arrestuan dhe 1 tjetër u shpall në kërkim pasi ka arritur t'i arratiset policisë. Në pranga ka rënë E. I. dhe D. Zh, teksa në kërkim është E. D.

Transportuesit e lëndëve narkotike udhëtonin me një mjet tip "Ford", të cilin e braktisën pasi vunë re uniformave blu dhe iu drejtuan një zone të pyllëzuar e quajtur  "Hidrovori" me qëllim arratisjen.

Policia kufitare i është vënë menjëherë në ndjekje, duke bërë të mundur edhe kapjen e 2 prej 3 personave.

Pas kontrollit që i është ushtruar mjetit të udhëtimit të të arrestuarve,  policia ka gjetur rreth 1.5 kg  kanabis. Lëndë në cilësinë e provës materiale.

Kështu finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Hidrovori". Personat akuzohen për “Trafikim i narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

 

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Metës për tradhti, Endrit Braimllari i bashkohet protestës te Bashkia e Tiranës

Akuzat e Metës për tradhti, Endrit Braimllari i bashkohet protestës te Bashkia e Tiranës