Një tren mallrash është përplasur me një automjet mesditën e kësaj të mërkure duke shkaktuar 2 të plagosur antarë të një familjeje. Ngjarja ka ndodhur në linjën hekurudhore Hani Hotit- Shkodër tek Mbikalimi i trenit në Shtoj të Vjetër.Treni i mallrave i linjës Tiranë- Bajzë- Podgoricë është përplasur me automjetin që drejtohej nga Petrit Vukaj 52 vjeç me detyrë punonjës policie dhe me pasagjer djalin e tij E. Vukaj 17 vjeç, banues në Hot i Ri, Shkodër.
Të dy babë e bir kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas deshmitarëve në momentin që automjeti ka qënë duke kaluar në mbikalim është përplasur me trenin. Për pasojë, janë dëmtuar edhe 52- vjecari Vukaj dhe djali I tij 17 vjecV dhe të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Në vëndngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor I cili ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Dyshohet se në momëntin që ka qënë duke lëvizur mbi mbikalim, automjeti është fikur dhe më pas është përplasur me trenin I cili e ka tërhequr zvarrë për disa metra.

Përgjatë hekurudhës janë ndërtuar me dhjetëra shtëpi në dy anët e hekurudhës dhe banorët preferojnë të shkurtojnë rrugën me anë të mbikalimeve të cilat janë një rrezik serioz për aksidente. Zona më problematike është përcaktuar nga Shkodra në drejtim të Hanit të Hotit.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com