Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, autori i arrestuar: Urdhrin e mora nga burgu! Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë! Shikoni pamjet (VIDEO + EMRI)
Kamerat e sigurisë filmuan 39 vjeçarin teksa i afrohet hotelit në prinësi të Ç. Berishtës. dhe vendos lëndën plasëse. Autori arrestohet pas disa orësh në Qafë Thore.
SHKODER- Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, është vendosur në katin parë të një hoteli në Theth, që funksiononte si market gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, (12 janar 2025) kur një person, i kapur nga kamerat e sigurisë, është afruar në këmbë ka vendosur lëndën plasëse tek dera e marketit dhe është larguar.
Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë momentin kur autori me çadër afrohet tek hoteli. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale në hotelin që është në pronësi të shtetasit Ç. Berishta.
Brenda pak orësh policia arriti të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar, një 39 vjeçar nga një fshat tjetër.
"Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 39 vjeçarit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike” informoi sot policia e Shkodrës.
Raportohet se para hetuesisë 39 vjeçari ka thënë se mori urdhër nga burgu për këtë akt.
Hetimet për këtë ngjarje vijojnë, ndërkohë pista e parë e hetimit është ajo e një konflikti.
Lajmi ne perditesim...
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:50
Vendosi eksploziv në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu
Frederik Paplekaj, 39 vjeç, i arrestuar për vendosjen e tritolit në një biznes në Theth, ka deklaruar për grupin hetimor se urdhrin për këtë veprim e mori nga burgu, pa dhënë detaje të tjera.
“Urdhrin e mora nga burgu”, citohet të ketë thënë ai.
VIDEO/ Eksploziv hotelit në Theth, ja momenti i shpërthimit
Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron videon e momentit kur ndodhi shpërthimi në hotelin në pronësi të shtetasit Ç. Berishta në Theth.
Kamerat e sigurisë filmuan dhe autorin, një person me çadër i cili i afrohet hotelit dhe pasi vë sasinë e eksplozivit largohet. Policia ka arrestuar autorin, një djalë i ri nga një fshat tjetër.
Keta kafshe duhen denuar 10vjet e siper,mos te te vije hic keq, te paguaje dhe demet 3fish.
Përgjigju