Shkodër, tritol makinës së
efektivit të policisë së Pukës

Shkodër, tritol makinës së<br />efektivit të policisë së Pukës
SHKODER- Një sasi eksplozivi ka shpërthyer pranë një automjeti në pronësi të efektivit të policisë kriminale Pavlo Vuksanit. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:30 e së martës, pranë automjetit tip fuoristradë Hyndai me targa italjane CJ 771 EM e cila ishte e parkuar përpara shtëpisë së Vuksanit në lagjen “Skenderbeg” në qytetin e Shkodrës. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Sipas familjarëve të Vuksanit automjeti ka qënë i parkuar përpara portës së shtëpisë. Shpërthimi është dëgjuar rreth orës 04:30 minuta. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rendë. Sipas grupit hetimor lënda shpërthyese dyshohet se ka qënë një sasie e vogël tritoli, i cili është vendosur në pjesën e poshtme të automjetit, poshtë parakolpit. Nga shpërthimi është dëmtuar plotësisht pjesa e përparme e automjetit.

Dyshohet se vendosja e eksplozivit të ketë lidhje me profesionin e Vuksanit i cili punonte si efektiv i policisë kriminale prej disa ditësh në komisariatin e policisë së Shkodrës. Pavlo Vuksani ishte rikthyer në dëtyrë pas largimit nga puna përpara një viti ku punonte në seksionit e kërkimit pranë policisë kriminale për shkak të reformës policore. Jashtë kameras familjarët e Vuksanit bënë të ditur se kjo familje nuk ka patur ndonjë konflikt apo problem kohët e fundit me ndonjë person.

 Aktualisht po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorëve. Pavarësisht hetimeve, zbardhja e atentateve me lëndë plasëse në metropolin verior ka qënë mjaft e vështirë dhe thuajse e pamundur, ku deri më tani asnjë nga ngjarjet nuk është zbuluar pavarësisht se në të shumtën e rasteve këto atentate kanë patur bilance tragjike.

(Foto: Makina e shperthyer e efektivit te policise)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

UEFA Conference League / Hidhet shorti për turin e tretë, Egnatia e Partizani njohin rivalët e mundshëm

UEFA Conference League / Hidhet shorti për turin e tretë, Egnatia e Partizani njohin rivalët e mundshëm