Shkodër, bënte akrobaci për një video për 'Tik Tok', vdes tragjikisht i varur 12-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Gurin e Zi në Bashkinë Shkodër, ku 12-vjeçari Nazir Ymeri ka humbur jetën aksidentalisht teksa po bënte një video në rrjetin social 'Tik Tok'.

12-vjeçari ishte duke kryer akrobaci në katin e dytë të banesës së tij dhe aksidentalisht ka mbetur i lidhur në një litar rreth qafës çka i ka shkaktuar vdekjen.

Kanë qenë familjarët që kanë parë ngjarjen dhe janë ngjitur në katin e dytë të banesës, ku kanë gjetur djalin e tyre të lidhur në litar rreth qafës, ku pavarësisht se është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës nuk ka mundur të mbijetojë.

Në raportin e policisë së Shkodrës në lidhje me ngjarjen thuhet se djali është gjetur i varur në litar, ku nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë në Shkodër. 

Rrjetet sociale janë shndërruar në një rrezik të madh për të miturit në të gjithë botën, ku lojërat dhe sfidat që paraqiten aty janë kthyer në një rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e të miturve dhe adoleshentëve, ndërkohë është për t'u dënuar fakti që aplikacioni 'Tik Tok' nuk vendos kufizime apo të ndalojë të miturit të jenë pjesë e këtij aplikacioni. Fëmijët dhe adoleshentët si kurrë më parë janë tepër të ekspozuar ndaj të tjerëve duke bërë që të bëhen pre e abuzimeve apo ngjarjeve të tilla tragjike që çojnë në vdekje vetëm  nga keqpërdorimi i teknologjisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • o zot: 06/05/2021 19:20

    mire politikanet, po dhe popullin dhe keta te rijte i ka mbuluar budallalleku. gjynah, po cti besh ligji Darvinit nuk fal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë