SHKODER - Prej më shumë se 48 orësh vijon aksioni i policisë për kapjen e autorit të vrasjes së dyfishtë 31 vjeçarit Aleksandër Dushaj në Shkodër..Burime nga Shqiptarja.com bëjnë me dije se nga një telefonatë drejt policisë bëhet me dije se 31 vjeçari është parë në zonën e Mazrekut ku dhe mund të jetë fshehur.
 
Kjo zonë është kryesisht kodrinore dhe e braktisur nga njerëzit, por në të nodhen mjaft banesa të braktisura çka shtojnë dyshimet se autori i ngjarjes mund të jetë fshehur në një prej tyre. Ndërkohë policia ka nisur kontrollin e imtësishëm të tyre por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit.
 
Pavarësisht kërkimeve në Mazrekë, RENEA dhe polciia e Shkodrës nuk i ka ndërprerë kërkimet as në zonën e Dukagjinit ku dyshohet se mund të ketë kaluar autori.
Kushtet e vështira atmosferike kanë bërë që efektivët të hasin vështirësi në kërkimet e tyre, madje gjatë ditës së djeshme ata kanë ndërprerë edhe patrullimin nga ajri me helikopter. Ndërkohë policia bën me dije se ai ëhstë i armatosur

skender dhe abdulla shkembi shqiptarja
( Abdulla Shkëmbi (majtas) dhe Skënder Shkëmbi (djathtas) )

Këkimet gjatë pasdites së 3 janarit
Gjatë ditës së sotme, forcat policore i kanë kryer kërkimet në këmbë, kjo pasi për shkak të motit të keq nuk është përdorur helikopteri. Po ashtu, janë kryer 8 kontrolle në banesa të braktisura dhe 5 kontrolle banesash të banuara. 



aksioni

Operacioni i zhvilluar në orët e paradites
24 orë nga vrasja e dy vëllezërve, Abdulla dhe Skënder Shkami, në Drishtë të Shkodrës, forca të shumta policie vijojnë kërkimin në terren për arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, 30-vjeçarit Aleksandër Dushaj.

Por, pavarësisht forcave të shumta të policisë, të mbështetura edhe nga FNSH e Shkodrës e forcat RENEA, terreni i vështirë dhe moti i ftohtë e ka bërë shumë të vështirë identifikimin e vendndodhjes së autorit. Veç terrenit të vështirë dhe motit, forcat e policisë kanë parasysh edhe faktin se autori është i armatosur dhe mund të hapë zjarr ndaj uniformave blu, e për këtë arsye, operacioni është duke u zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

30-vjeçari Dushaj sipas deshmitarëve në momentin që është larguar ka qënë i armatosur me kallashnikov ndërsa ka patur me vete një sasi të konsiderueshme fishekësh.

Mësohet se forcat e policisë kanë marrë në ruajtje banesën e autorit të dyshuar, Aleksandër Dushaj, ndërsa ky i fundit dyshohet se mund të jetë larguar nga zona përreth, ndersa informacione nga efektivet e policise bejne te ditur se operacioni i kërkimit të policies tashmë është shtrirë në zonën e Dukagjinit.

Dyshohet se 30 vjecari ka prerë në këmbë lumin kir tpër të dalë në asfalt në aksin Prekal- Dukagjin, nga aty 30 vjecai mund të ketë mbërritur të në urë të shtrenjtë e më pas të ketë vijuar në këmbë në zonën Shoshit, ku edhe mund të jetë strehuar. Nga hetimet e para rezulton se, shkak i vrasjes së dy vëllezërve Abdulla dhe Skënder Shkami, 50 dhe 40 vjeç, banorë të fshatit Drisht, Postribë në Shkodër, është se një prej vëllezërve ka refuzuar krushqinë me fqinjin, e kjo ka qenë një fyerje e rëndë për 30-vjeçarin, që kreu edhe vrasjen.

Ngjarja
Një vrasje e dyfishtë tronditi Shkodrën në këto ditë festash. Dy vëllezër u qëlluan për vdekje me armë në fshatin Drisht në Postribë. Abdullah dhe Skëndër Shkami, përkatësisht 50 dhe 61 vjeç u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një bashkëfshatar i tyre 31-vjeçar pas një konflikti që policia e specifikon "për motive të dobëta". Policia konfirmon se autori i vrasjes kishte kërkuar me ngulm për grua vajzën e Skënder Shkamit, gjë e cila nuk eshte pranuar nga viktima.  Por vetë familjarë të vëllezërve Shkami thonë se Abdullahu dhe Skënderi nuk kishin konflikte me asnjë person dhe aq më pak krushqie. 

Burime per Shqiptarja.com thone se autori i vrasjes se dy vellezerve mbante kontakte ne rrjetet sociale me vajzen e cila jetonte ne Angli.

Kushëriri i tyre, Enver Shkami thotë për Shqiptarja.com se vëllezërit sapo kishin dalë nga shtëpia për të kryer vizitat e vitit të ri tek një bashkëfshatar, rreth orës 11:40 kur ju bë pritë nga autori. "Nuk i dimë motivet e vrasjes", - shprehet ai.



Pasi ka qëlluar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, autori i cili është identifikuar nga policia si Aleksander (Esat) Dushaj dyshohet se është larguar në mal, ndërsa gjatë rrugës i kanë rënë disa fishekë. Për kapjen e tij janë angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA me helikopterë dhe efektivë të komisariatit të Shkodrës ndërsa po përdoren edhe qen për të rënë në gjurmët e tij.

Sipas banorëve të zonës autori ishte në gjendje të dehur kur kreu krimin.

aleksander esat dushaj
Aleksander (Esat) Dushaj autori i vrasjes së dy vëllezërve

aleksander dushaj

Aleksander (Esat) Dushaj autori i vrasjes së dy vëllezërve

foto vrasja shkoder

foto vrasja shkoder

foto vrasja shkoder
 
40-vjeçari Skëndër Shkami sapo ishte kthyer nga Anglia për të kaluar festat e fundvitit pranë gjirit familjar.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që shënohet në vitin e ri 2016.  Vetëm një ditë më parë, më 1 janar, në Sarandë një 50-vjecar vrau me armë gruan me urdhër mbrojtje e më tej qëlloi edhe veten.

Ndërkohë në natën e ndërrimit të viteve Shkodra u trondit edhe nga një aksident tragjik rrugor, ku mbeti i vdekur drejtuesi i makinës një 43-vjeçar dhe u plagosën tre pasagjerët. 

shkoder vrasja foto me logo


vrasja shkoder

vrasja shkoder foto 2 me logo
​  Foto të tjera