Është përcjellë për në banesën e fundit ish-ministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Ali Kazazi i cili u nda nga jeta në moshën 72- vjeçare.
Në homazhet e organizuara në bashkinë e qytetit të Shkodres morën pjesë familjarë, miq si dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike të cilët i shprehën ngushëllimet familjes Kazazi për këtë humbje e cila është e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për spektrin politik në vend.

Ali Kazazi ishte një përfaqësues dhe trashëgimtar i denjë i familjes patriotike të Kazazëve të Shkodrës e cila ka dhënë një kontribut të spikatur në lëvizjet për Pavarsinë Kombëtare, mbrojtjen e Shkodrës si dhe në përpjekjet për të ruajtur demokracinë në Shqipëri, për shkak të të cilave ajo pësoi një përsekutim të gjatë.

Ali Kazazi ka lindur në Shkodër me 7 shkurt 1943, në vitin 1992 u zgjodh Kryetar i Këshillit të Rrethit të Shkodrës, ne vitin 1996 zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ku dha një kontribut me vlerë në sistemin legjislativ. Në vitin 1997 ai shërbeu për pak kohë si Minister i Punëve të Brëndshme.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO