Mbrëmja përmbyllëse e “Shkodra Jazz Festival” solli në sheshin para Bashkisë Shkodër performancat e Tiziana Cappellino Trio dhe Mario Marzi & String Quintet, duke krijuar një atmosferë të veçantë për publikun.

Drejtori artistik i festivalit, Florian Jakaj, thotë se përshtypjet e artistëve pjesëmarrës të këtij edicioni për Shkodrën dhe publikun e saj kanë qenë pozitive.

“Ishte një edicion i veçantë. Kishim një bashkëpunim të rëndësishëm nga Hollanda, me 2 artiste neë soul në Shqipëri. Është e domosdoshme që aktivitete të tilla të mbështeten më fort. Ne mundohemi që të shtojmë publikun dhe të formojmë një brez dashamirës ndaj Jazz-it. Artistët u larguan me keqardhje nga Shkodra. U pëlqeu qyteti, natyra, atmosfera dhe thanë që do të rikthehen” tha Jakaj.

Me koncertin përmbyllës, edicioni XVII i “Shkodra Jazz Festival” mbylli një tjetër rrugëtim muzikor, duke konfirmuar tashmë traditën e krijuar ndër vite dhe vendin e jazz-it në kalendarin kulturor të Shkodrës.