Shkodra pajiset me zyra për 400 shërbime dhe një godinë të re Universiteti

Shkodra pajiset me zyra për 400 shërbime dhe një godinë të re Universiteti

Qytetarët e Shkodrës tashmë kanë gati shërbime cilësore dhe një ndërtesë të re Universiteti gati për të mirëpritur studentë që do të zhvillojnë mësimin aty.

Zyra e sapoçelur  e shërbimeve ofron rreth 400 shërbime, nga 23 sportele dhe së shpejti do të ketë dhe zyra të tjera vendore me varësi nga zyra rajonale.

Kryeministri Edi Rama ishte në Shkodër, i shoqëruar nga drejtori i ADISA, Lorin Ymeri, ku mori pjesë në inaugurimin e kësaj zyre. “Këtu kemi 23 sportele. Kjo pjesa këtu është e informacionit, ankesave dhe dy sportelistë nga Posta Shqiptare. Kemi Agjencinë e re të Kadastrës. Kemi Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Qendrën Kombëtare të Biznesit, tatimet dhe shërbimet vendore të ofruara nga bashkia. Pritet një fluks ditor tek 350-400 persona”, - u shpreh drejtori i ADISA.

Ofrimi i shërbimeve ka filluar tashmë në këtë degë të ADISA-s dhe qytetarët shprehen se shërbimi i ofruar është i shpejtë, cilësor dhe pa zvarritje për mbledhjen e dokumenteve, sepse çdo dokument që duhet gjendet nga punonjësit e ADISA-s. “E vërteta është që aty ku është bërë, ka pasur një rezultat vërtetë pozitiv. U krijon kushte komode njerëzve, i jep mundësinë njerëzve të vijnë në një vend dhe të mos shkojnë vërdallë dhe ndërpret atë lidhjen e tmerrshme, kontaktin me njërin e tjetrin”, - theksoi Kryeministri Rama.

Këto zyra janë të pajisura me sistem elektronik të menaxhimit të radhës dhe me infrastrukturë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara. “Kemi vënë gjithashtu një video që kemi bërë me shoqatën e personave me aftësi të kufizuar për personat që nuk dëgjojnë dhe jep informacion në gjuhën e shenjave. Një risi tjetër që do e inaugurojmë këtu, por që do e shpërndajmë në të gjitha qendrat, është sporteli i shërbimeve online. Në bashkëpunim me AKSHI-n kemi bërë sportelin për të asistuar dhe edukuar qytetarët që të përdorin shërbimet elektronike”, - tha Ymeri, drejtor i ADISA. 

Kryeministri Edi Rama vizitoi edhe mjediset e reja të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i shoqëruar nga drejtues të Universitetit.​ 

Kjo ndërtesë është gati për të mirëpritur studentët që do të zhvillojnë aty mësimin dhe praktikën në lëndë të ndryshme. Infrastruktura moderne dhe bashkëkohore ofron një sallë konferencash me 140 vende, laboratorë, si dhe Qendrën e teknikës mësimore e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për kryerjen e praktikave. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti