Shkodrani u zhduk në 2005, dëshmia shpresëdhënëse në 'Pa Gjurmë': Punon në një lokal në Francë, jam 100% i bindur

TIRANË- Informacione të rëndësisme janë pëcjellë ditën e sotme në emisionin e "Pa Gjurmë" për historinë e Edi Lekvukajt, 39 vjecari nga Velipoja e Shkodrës që humbi gjurmët nga Belgjika në vitin 2005. Një telefonues ka deklaruar se e ka parë Edi Lekvukaj, 39-vjeçarin duke punuar në një lokal në Francë. Ai shprehet 100% i bindur se e ka takuar atë disa herë madje edhe kishin biseduar së bashku.

"Me 100% ai punon në Mets të Francës. E kam takuar mbi tre katër herë. Më ka shërbyer. Dhe flet shqip. Punon në lokal Pasha me pronar turk. Aty punojnë edhe shqiptarë të tjerë. Ishte me origjinë nga Shkodra dhe jam i bindur që është ai duke e parë edhe nga fotoja. Nuk e pyeta për emrin vetëm se më shërbeu. Lokali është afër një lokali kosovarësh", tha telefonuesi.

HISTORIA

Edi Lekvukaj, 39 vjecari nga Velipoja e Shkodrës ishte vetëm 28 vjeç ku  humbi gjurmët nga Belgjika. Gjithçka nisi me largimin e tij drejt Brukselit. Në vitin 1999 niset drejt Belgjikë bashkë me familjen. E gjithë familja regjistrohen  me identitet kosovar sepse shqiptarët e Shqipërisë nuk i pranonin. Familja Lekvukaj ishte e pajisur vetëm me një fletë qëndrimi në shtetin belg. U deshëm plot 14 vite që të pajiseshin me dokumente të rregullta.  Më pas në vitin 2002- 2003 ka jetuar 8-9 muaj në Itali tek motrat për të bërë dokumente italiane, por as këtu nuk ja doli mbanë pasi shteti italian e ktheu në Shqipëri. Qëndroi 8 muaj në Shqipëri dhe familjarët i bënë vizë gjermane. Kaloi nëpërmjet shtetit grek për të shkuar në Gjermani dhe më pas  drejt destinacionit pra në Belgjik. Për ti shpëtuar problemeve të policisë Edi regjistrohet me një tjetër identitet në Bruksel.

Ilir Asani

Datëlindja: 11 gusht 1980

Vendlindja: Gjakovë

Në vitin 2004 është njohur me Xhakomone  dhe ka punuar me atë. Ai riparonte pajisje  shtëpiake. Në këtë kohë ka punuar dhe babi i Edit Nikolla, por për shkak se kishte probleme me gjuhën largohet. Edi vazhdonte te punonte me Xhakomonen pavarësisht se kishte  shkëputje 2 deri në 3 muaj pasi kishte periudha që nuk kishte shumë punë. Gjatë kësaj periudhe Edi ushtronte punë të tjera. Deri në vitin 2005  në pjesën më të madhe ka punuar me Xhakomonen  deri në ditën kur ka humbur. Xhakomone ishte shtetas italian dhe kishte hapur një lokal në zonën komuna Anderlecht ku kishte punësuar Edin.

Atë ditë shtatori Edi niset si zakonisht në punë dhe kjo i dha bindjen familjareve se nuk po ndodh asgjë me të.

Ndërkohë orët po kalonin dhe ai nuk po kthehej në shtëpi. Një natë më parë  Edi  i thotë nënës që ta zgjonte në orën 8 në  mëngjes pasi do të ikte të hapte kafen. Nëna e zgjon po në atë orar që ai i tha. Del nga shtëpia merr një paketë cigaresh, celsate shtëpisë dhe fletë qëndrimin që e mbante gjithmonë me vete. Që nga ai moment e deri me sot nuk dihet asgjë për Edin.

Me datë 26 shtator familjarët shkojnë tek kafeneja aty gjejnë pronarin Xhakomonen dhe në fillim ai i thotë që Edi nuk kishte qenë në punë atë ditë ndërsa më pas ju thotë që Edi është nisur drejt Francës për të marrë 20 mijë euro, duke I kërkuar dhe një motorr.

Pas shumë tentativash duke e telefonuar telefoni rezultonte i fikur, por pas 3 ditësh zilja i shkonte  megjithatë ato nuk kanë mundur te bisedojnë. Pas 1 jave vëllait të Edit Albanit,  i kishin ardhur disa telefonata nga një numër kabine dikush e kishte telefonuar 3-4 herë. Nuk mundi të përgjigjej se ndodhej në shkollë e  telefonin e kishte pasur të fikur.

Pas një muaj pritje se mos Edi do të kthehej familjarët bëjnë denoncimin në policin  Belge. Befas familjarëve ju vjen një telefonatënga Franca, telefonin e hap motra e Edit dhe dëgjon vetëm këto fjalë “ Kini kujdes nga Xhakomone”.  Një telefonate që zgjati 6 sekonda, por e mjaftueshme për familjarët për të kuptuar që ai nuk ishte Edi. Një telefonatë tjetër e çuditshme i vjen mamasë së Edit, 7 muaj pas zhdukjes. Telefonata vinte nga gjermania dhe familjarët duke mos e ditur gjuhen gjejnë  dikë që të fliste me atë . Personi që kishte telefonuar i kishte thënë që ishte nga një bankë shtetërore në Gjermani. Diell thotë se nuk kam pasur asnjë lidhje me shtetin gjerman.

Edi ia kishte shprehur  dëshirën për të ikur vetëm mamasë. Dëshironte të largohej nga aty dhe të krijonte një familje dhe që kur të kthehej të kishte dhe fëmijë. Disa ditë para se të zhdukej I linte mamasë lekë mbi komedinë që t'i blente të  motrës një dhuratë për fejesë ta kishte kujtim nga ai.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje