Betohen në Presidencë/ Ministrat e rinj, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi morën sot zyrtarisht detyrën (VIDEO)

Ministri i ri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministrja e re e Bujqësisë, Milva Ekonomi, pas miratimit që morën dje në seancë plenare janë betuar në Presidencë. Me betimin Çuçi dhe Ekonomi kanë marrë zyrtarisht detyrën. Ata ishin të shoqëruar në Presidencë nga Engjell Agaçi, sekretari përgjithshëm i Kryeministrisë.

Kuvendi i kaloi dekretet e Presidentit për emërimet e dy ministrave të rinj dje me nga 97 vota.

Emrat e ministrave të rinj nga Kryeministri i kanë shkuar presidentit mëngjesin e djeshëm ndërsa kreu i shtetit Ilir Meta i ka dekretuar menjëherë.

Këto ndryshime erdhën pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie. Për këtë arsye, Rama propozoi në vendin e tij Bledi Çuçin dhe në krye të ministrisë së Bujqësisë, Milva Ekonomin!

Kush është Bledi Çuçi


Bledi Çuçi mori sot zyrtarisht detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, deri më tani ka qenë ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që prej janarit 2019.  Ai ka lindur në Tiranë, më 14 nëntor 1970. Ai ka një djalë, Endi Çuçi. Ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 1998, studimet pasuniversitare (Master) për Menaxhim në Universitetin Hasselt në Belgjikë.

Prej shtatorit të vitit 2013 e deri në mars 2017, z. Çuçi ushtroi detyrën si Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit. Në këtë detyrë, ai udhëhoqi punën për përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale, një nga reformat më të suksesshme të mandatit të parë të qeverisë Rama. Prej tetorit të vitit 2016, z. Çuçi është i deleguari politik i PS për qarkun Gjirokastër; prej janarit 2018 shërben si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe anëtar i Kryesisë së PS, ndërsa në korrik 2018, u zgjodh anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, duke kryesuar listën e anëtarëve të Kuvendit që përfaqësojnë qarkun Gjirokastër për PS.

Kush është Milva Ekonomi


Milva Ekonomi, e cila tashmë është ministrja e re e Bujqësisë në vend, ka lindur më 3 dhjetor 1962. Ajo është diplomuar për Financё Kontabilitet në Universitetin  "Aleksandёr Xhuvani" në Elbasan. Në vitin 2016 ajo mori postin e ministres së Ekonomisë. Para se të merre drejtimin e këtij dikasteri të rëndësishëm Ikonomi ishte zv. ministre e Shëndetësisë. Ajo njihet edhe për drejtimin prej 10 vitesh të Institutit të Statistikave.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 18/12/2020 13:31

    Turp betohen..... betohen para nje Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI