Ka nisur cikli i dytë i studimeve të shkollës së menaxhimit dhe trajnimit për drejtuesit e spitaleve publike. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vlerësoi vijimin e shkollës si shumë të rëndësishëm për të formuar menaxherë të zotë për menaxhimin më të mirë të spitaleve, në mënyrë që çdo qindarkë e fondeve publike të shkojë për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
20 drejtorë dhe nëndrejtorë të spitaleve po trajnohen me një program intensiv, për menaxhim spitalor, për të përfituar një administrim më të mirë për institucionet shëndetësore që ata drejtojnë.
Sipas Ministres shumë shpejt do të kryhet edhe vlerësimi i performancës se spitaleve për të vijuar më tej me procesin e akreditimit të tyre, ku padyshim thellimi i dijeve menaxheriale për drejtuesit do të ndihmojnë në performancën më të mirë të spitaleve dhe akreditimin më të shpejtë të tyre.
Ata që do t’i drejtojnë kurset intensive do të jenë lektorë të huaj dhe vendas, të cilët do ti japin dhe motivimin e duhur stafit për menaxhimin e burimeve njerëzore.
Në ciklin e dytë të shkollës së drejtorëve në fokus do të jenë drejtuesit e spitaleve bashkiake dhe ai do të vijojë për 5 javë radhazi, ku drejtuesit e spitaleve bashkiake do të trajnohen për mirëadministrimin e burimeve financiare dhe njerëzore, për t’i ofrua një shërbim më cilësor qytetarëve