PRISHTINE, 19 Shtator/ATSH/- Intervistë me Anna Sacristano, eksperte për aftësim profesionalë, drejtoresh e shkollës "AS Consulting", në Firence dhe tani edhe në Prishtinë.
Shkolla ka për qëllim aftësimin profesional për të rinjtë të interesuar të aftësohen për punësim në profile të ndryshme, si p.sh; në turizëm, modë, gastronomi, ndërtimtari, hoteleri, marketing, gazetari, etj.
Znj. Sacristano ka përvojën shumë vjeçare në fushën e aftësimit profesional, e dëshmuar me sukseset e nxënësve në shkollën "AS Consulting", në Firence të Italisë.
Qëllimi i hapjes së kësaj dege në Prishtinë ndërlidhet me dëshirën për krijimin e kuadrove profesional, aq të nevojshëm, për Kosovën, tha Sacristano, në një intervistë për KosovaPress.
Këtë vit do të pranohen kandidatët për gjeneratën e parë të shkollimit profesional, i cili do të jetë në formën e konkursit të hapur për të gjithë të interesuarit nga fundi i tetorit.
Sacristano ka mbledhur emra të njohur të stafit akademik dhe ekspertëve nga Italia, të cilët do të ligjërojnë në Prishtinë. Gjuha e ligjëratave do të jetë italisht dhe anglisht. Përndryshe për studentët të cilët nuk i flasin këto dy gjuhë do të kenë mundësinë që të mësojnë gjuhën italiane përmes kursit të përfsh irë në shkollimin e rregullt, si dhe gjatë ligjëratave do të jenë në përcjellje të përkthyesve profesional.
Në një bisedë për KosovaPress, Anna Sacristano sqaron më tepër për fillimin e shkollës "AS Consulting".
KosovaPress; Shkolla profesionale italiane "AS Consulting", po hap degën edhe në Prishtinë, pse keni zgjedhur vendin tonë për të investuar në arsim për aftësimin profesional të të rinjve?
Anna Sacristano:Unë kam ardhur në Kosovë përmes miqve në maj të 2013-ës. Vendosa të hapi këtu një kompani në shtator, për të kuptuar kulturën, interesat, stilin e jetesës së qytetarëve të Kosovës dhe nevojat për trajnim të bizneseve dhe të rinjve të papunë.
Kam takuar njerëz të mrekullueshëm të cilët më kanë pritur dhe bën që gjithmonë të ndihem si në shtëpinë time. Në fakt,fillova ta dua ven din tuaj. Për këto arsye të para vendosa ta hapë një degë të kompanisë time italiane në Prishtinë, në mënyrë që të kontribuojë për vendin tuaj që tani veç se e ndiej sikurse timin.
KosovaPress; Çfarë do ti ofroj projekti juaj, të rinjve në Kosovë?
Anna Sacristano: Aftësimi profesionali i dedikohet të rriturve; të papunëve, të punësuarve, personave me nevoja të veçanta, personave të margjinalizuar në shoqëri (viktima të dhunës, të burgosurve, etj), trajnuesve dhe mësimdhënësve, studenteve universitar, të gjithë këto kategori do të aftësohen me aktivitetet teknike dhe praktike gjatë studimeve ,etj.
KosovaPress; Çfarë vlere të shtuar ka shkolla juaj në krahasim me arsimin ekzistues?
Anna Sacristano: Një trajnim profesional teknik dhe praktik me standarde dhe cilësi të larta evropiane .
Do ofrojmë trajn ime të ndryshme, si p.sh: ndihmës kuzhinieri, ndihmës gatues i ëmbëlsirave, ndihmës furrtar, shitës/e, modelues të veshjeve, prerës të drurit, dizajnues të stolive me 3D,HACCP, vozitës të pirunarit, shtrues parketi, recepsionit dhe shumë të tjera zanate të cilat mund t'i gjeni në katalogun e shkollës tonë.
KosovaPress; Shkolla juaj në çfarë forme ndihmon zhvillimin shoqëror të vendit?
Anna Sacristano:A.S. Consulting ka përvojë në këtë fushë për më shumë se 14 vjet dhe unë personalisht mirrem me aftësim profesional që nga viti 1994. Andaj kjo përvoje e rëndësishme do të ofroj aftësim profesional për kuadrot këtu të gatshëm për nevojat e tregut ndërkombëtar. Ne do ti pajisim këta studentë me certifikatë të nivelit evropian ( gjitha trajnimet do të organizohen në hapësira të aktiviteteve didaktike, ashtu siç kërkohet në Evropë me njohuri dhe kompetenca që mund të vërtetohen në çfarëdo shteti evropian), bëhet vendosja e studentëve tanë në një data bazë që do të jetë i gatshëm për ndërmarrjet lokale, laboratorët më të rinj në sektorin e restoranteve, dhe ekspertët italian që do jenë docentët tanë.
KosovaPress; A e shihni këtë projekt edhe në aspektin e zhvillimit të vendit, çfarë do të mund të jenë rezultatet?
Anna Sacristano:Trajnimi profesional është një mjet i domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin e një shteti. Dëshira ime është që tu ofrojë studentëve një kualifikim profesional, në mënyrë që ata të mund të hyjnë në botën e punës me një nivel më të lartë të gatishmërisë dhe të kontribuojnë në konkurrencën e bizneseve lokale ose të krijojnë ndërmarrje të reja.
Me trajnime jo vetëm që do të mund t'i afrohen "mjeshtërisë ", por edhe do të zhvillojnë njohuri më të gjerë të normatives ndërkombëtare, traditave dhe kulturës italiane, duke promovuar një vetëdije më të madhe . Unë mendoj se këto janë bazë për zhvillimin e një vendi dhe ekonominë e vetë shtetit tuaj.
KosovaPress; Degët e arsimit në Kosovë, a do të jenë të njëjta si edhe ato që i keni të njohura në Itali?
Anna Sacristano: Do të duhet tua pranoj se këtu edhe teknikisht po zhvillohet shkolla më mirë. Pajisjet e laboratorëve të kuzhinës dhe pastiqerisë janë të gjeneratës së fundit andaj janë më të mira se ato që gjinden për momentin në Itali.
KosovaPress; Për çfarë degësh është parë më tepër interesim nga kosovarët?
Anna Sacristano: Kjo është e vështirë ta them si përgjigje të saktë. Por mund të them që pervoja ime është e rëndësishme për të v azhduar një kualifikim të përshtatshëm të aspiratave personale, karakterit dhe motivimit, etj. Puna zë pjesën më të madhe të jetës së secilit person dhe është e rëndësishme që të jemi të lumtur me punën që bëjmë. Andaj duhet të kualifikohemi dhe të azhurnohemi gjatë gjithë jetës. Një punëtor i kualifikuar dhe i motivuar është një vlerë e shtuar për ndërmarrjen dhe kjo për ta është një resurse me vlerë. Secili prej nesh lind që të punoj si punëtor apo si ndërmarrës. Për çfarëdo pune na duhet një trajnim për rritjen profesionale dhe sociale. Për këtë arsye shkolla jonë do të ketë një katalog që do mund t'i përgjigjet nevojave të qytetarëve.
KosovaPress; Çfarë kuadri profesorësh do të ketë shkolla juaj? Do të ketë edhe nga Italia?
Anna Sacristano: Po, do të jenë të njëjtët që punojnë edhe në Itali, dhe do të praktikojnë të njëjtat programe shkollimi.
KosovaPress; A jeni të akredituar nga Agjencia e Akreditimit në Kosovë, dhe çfarë vlere ka diploma që do të marrin nxënësit në përfundim të shkollimit tek ju?
Anna Sacristano: Jemi duke u akredituar. Certifikatat tona do kenë të deklaruar njohuri dhe kompetenca të arritura ashtu siç kërkohet nga Bashkimi Evropian. Nëse ndonjëri prej studentëve vjen në Itali ose do të fillonte një trajnim profesional më të gjatë, do t'i certifikohen kompetencat e fituara me kredi të orëve të mbajtura në Kosovë. /KosovaPress/ /a.g/












