TIRANE- Të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar do të hapin dyert më datë 16 shtator 2013.
Në fletoren e djeshme zyrtare është publikuar edhe struktura e vitit shkollor 2013-2014. Sipas këtij udhëzimi për klasat I-IX, semestri i parë fillon më 16 shtator 2013 dhe mbaron më 5 shkurt 2014; semestri i dytë fillon më 10 shkurt 2014 dhe mbaron më 18 qershor 2014.
Ndërsa do të kenë tre periudha pushimi: Periudha e parë fillon më 24 dhjetor 2013 dhe mbaron më 7 janar 2014; Periudha e dytë fillon më 6 shkurt 2014 dhe mbaron më 8 shkurt 2014; Periudha e tretë fillon më 19 mars 2014 dhe mbaron më 23 mars 2014.
Ndërsa provimet e lirimit zhvillohen në periudhën 19-30 qershor 2014. Sa i përket gjimnazit klasat e X-XI do ta fillojnë mësimin më 16 shtator 2013 dhe mbarojnë më 20 qershor 2014, ndrësa klasa XII që është matura e mbarojnë më 30 maj 2014. Gjimnazistët do të kenë vetëm dy periudha pushimi: Periudha e parë fillon më 24 dhjetor 2013
dhe mbaron më 7 janar 2014, ndërsa periudha e dytë fillon më 19 mars 2014 dhe mbaron më 23 mars 2014.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rekomandime për romët e invalidët