Shkolla nuk nis më 16 shtator për disa fëmijë në Lezhë...shkak kushtet e tmerrshme higjienike në godina

LEZHË- Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor në disa prej shkollave të qarkut të Lezhës ka probleme me higjienën. Konstatimi ka ardhur nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor pas inspektimeve të kryera në godinat arsimore. Një shkollë në Kurbin do të qëndrojë e mbyllur deri në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare, ndërsa probleme ka dhe në konviktin e shkollës "Kolin Gjoka" ku aktualisht është i vendosur kopshti "Besëlidhja".

"Kemi shkolla të vjetra të amortizuar që nuk plotësojnë kushtet  higjeno-sanitare për të nisur vitin e ri shkollor 2019-2020. Në këto shkolla inspektorati ka marrë masën urgjente të mbylljes dhe mos hapjes së tyre deri në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare në mënyrë që të garantohet proces arsimor i rregullt dhe shëndeti i fëmijëve që frekuentojnë këto institucione arsimore", tha Laureta Prendi, Kryenspektore e Inspektorati Shtetëror Shëndetësor Lezhë.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor Lezhë ka bërë të ditur se institucionet arsimore në të tre bashkitë e qarkut do të jenë në monitorim të vazhdueshëm.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut