Shkolla rifillon më 5 janar pas pushimeve të dimrit, studentët kthehen në auditorë në 9 janar! Në arsimin 9-vjeçar këtë vit rikthehen pushimet e pranverës

Shkolla rifillon më 5 janar pas pushimeve të dimrit, studentët kthehen në auditorë në 9 janar! Në arsimin 9-vjeçar këtë vit rikthehen pushimet e pranverës

Nxënës në Tiranë

Për shkak të festave të fundvitit, në të gjitha shkollat dhe universitetet e vendit kanë nisur pushimet dimërore që zgjasin gati dy javë. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në mbarë vendin do të rikthehen në shkollë më 5 Janar 2023. Sa u takon universiteteve, procesi mësimor do të rifillojë  javën e dytë të vitit të ardhshëm, më 9 janar 2023.

Ndërkohë ashtu siç është përcaktuar në udhëzimin e ministrisë, në arsimin bazë këtë vit shkollor do të rikthehen edhe pushimet e pranverës, të hequra prej shumë vitesh. Kështu sipas urdhrit në datat 3-9 prill 2023, nxënësit nga klasa e parë në klasën e 9-të do të kenë pushimet e pranverës.

Ministria e Arsimit ka publikuar gjithashtu datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2023. Provimi i parë do të jetë ai i anglishtes, i cili do të zhvillohet më 1 qershor. Provimi i dytë do jetë për gjuhën shqipe dhe letërsinë, i cili është vendosur të zhvillohet me 7 qershor.

Provimi i matematikës, është provimi i tretë për maturantë dhe do zhvillohet më datë 13 qershor. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor. Si çdo vit, është vendosur që provimet të kenë largësi afërsisht një javë nga njëri-tjetri.

Në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin "Mjekësi e Përgjithshme", provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht. Këto i bëri me dije ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi gjatë një takimi me maturantët në qytetin e Korçës për të diskutuar mbi rregulloren e sapomiratuar të Maturës Shtetërore.

Kujtojmë se disa ditë më parë u mbajt aktiviteti ‘Mësuesi i Vitit 2022’, mbrëmja e kthyer në traditë tashmë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, për të shprehur mirënjohjen dhe respektin ndaj mësuesve, punonjësve të shërbimit psiko-social dhe oficerëve të sigurisë në shkolla, të cilët japin çdo ditë kontributin e tyre të vyer në shërbim të nxënësve. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi gjatë fjalës së saj dha disa mesazhe të rëndësishme, ku padyshim mesazhi kryesor ishte angazhimi për mbështetje maksimale.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte Kryeministri Rama i cili foli për sfidat e arsimit. Ai tha se drejtimi i shkollave mbetet një sfidë e hapur për qeverinë. Rama tha se nuk është i kënaqur me drejtorët e shkollave në rang vendi. I pranishëm në ceremoninë ‘Mësuesi i vitit 2022’, Rama tha se drejtorët do të kalojnë në ‘filtra’ pasi është e nevojshme që shkollat të drejtohen me përgjegjshmëri në mënyrë që të japin rezultate konkrete.

Mësuesia është një prioritet për qeverinë, ndërsa Rama u shpreh se do të vijojnë ta mbështesin këtë degë ndërsa për studentët tashmë ka ndihmë konkrete. Për ata që ndjekin shkollën e mësuesi, do t’u zerohet tarifa e shkollimit dhe do të përfitojnë bursë në nivelin e pagës minimale.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja