Shkollat me dentistë, por pa shërbim
mjekimi, vetëm kontrolle pa kurim

TIRANE - Shërbimi stomatologjik i cili ofrohet në shkollat e vendit nuk është i plotësuar, pasi dentistët e punësuar në institucionet arsimore kryejnë vetëm kontrolle dhe këshillim por kjo mjekim. Ky fakt është pohuar nga drejtues të Sindikatës së Stomatologëve, të cilët pohojnë se kabinetet dentare ekzistojnë, por dentistët nuk ofrojnë trajtim për nxënësit e sistemit parauniversitar.

Petrit Frangu, president i Sindikatës së Stomatologëve të Shqipërisë i bën thirrje autoriteteve të Ministrisë së Shëndetësisë por edhe asaj të Arsimit që të marrin masa, pasi fondet shpenzohen vetëm për të paguar stomatologët, por në fakt shërbimi nuk ofrohet. Ata thonë se autoritetet nuk duhet të mbeten vetëm në stadin e depistimit por duhet të ofrojnë edhe trajtim për patologjitë që prekin organizmin.

“Është fatkeqësi në një kohë që ekziston kuadri ligjor, ekziston dekreti i Presidentit, ekzistojnë strukturat, baza materiale por nuk shërbehet. Ne nuk duam depistim por mjekim. Të ndërhyhet sepse sëmundjet nuk evitohen vetëm me depistim. Mjekët që punojnë në kabinete të kenë një vjetërsi pune mbi 8-10 vjet në shërbimin stomatologjik” u shpreh Frangu. Nga një studim që ka kryer sindikata e stomatologëve, rezulton se vetëm disa shkolla në Tiranë e në rrethe ofrojnë shërbimin e plotë dentar, pikërisht të kontrollit dhe të mjekimit të dhëmbëve tek fëmijët. “Nga studimet që kemi, duke përjashtuar disa shkolla të Tiranës dhe disa rrethe, në përgjithësi shërbimi stomatologjik i fëmijëve nuk ekziston.

Është i nevojshëm alokimi i një fondi nga të dy ministritë përgjegjëse, çdo vit, i cili të shërbejë vetëm për blerjen e materialeve të mjekimit dhe mjeteve të punës në mënyrë që shërbimi të jetë i plotësuar” ka pohuar presidenti i Sindikatës së Stomatologëve të Shqipërisë. Pak ditë më parë, një studim i ASHR-së tregoi se shumica e nxënësve në shkollat e vendit kanë probleme me aparatin e gojës. Sipas studimit rezulton se nxënës të moshës 12 vjeç kanë deri në dy dhëmbë të prishur, për shkak të një higjiene orale të munguar ose të dobët, ndërkohe që niveli i kariesit në dhëmbë është i lartë. Por, mjekët bëjnë apel që prindërit të kujdesen për ushqimin e fëmijëve të cilët janë të prirur drejt produkteve të gazuara, patatinave apo ushqime që ndikojnë në dëmtimin e smaltit të dhëmbëve.

Shkrimi u publikua sot (11.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti