Shkollat ​​në Izrael do të qëndrojnë të mbyllura edhe për dy ditë të tjera

Shkollat ​​në Izrael do të qëndrojnë të mbyllura edhe për dy ditë të tjera

1696771756_kjnsd.jpg

Ministri i Arsimit në Izrael, Yoav Kisch, tha se shkollat ​​në të gjithë vendin do të qëndrojnë të mbyllura për dy ditët e ardhshme, të hënën dhe të martën për shkak të sulmeve të vazhdueshme.

“Nuk do të ketë mësime dhe aktivitete edukative për dy ditët e ardhshme në të gjitha institucionet arsimore në të gjithë vendin, përfshirë institucionet e arsimit special”, citohet të ketë thënë Kish, raportojnë AlJazeera.

 Më shumë se 24 orë pasi grupi militant palestinez nisi një inkursion të papritur në Izrael, shteti hebraik është kundërpërgjigjur.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij është tashmë në luftë dhe se armiqtë do të paguajnë një çmim të rëndë. Ndërkaq udhëheqësit e Hamasit thanë se janë të përgatitur për përshkallëzim të mëtejshëm.


Lajmi kryesor:

Izraeli shpall gjendjen e luftës, e drejton Netanyahu! 700 të vrarë! SHBA i dërgon luftanije! Avionët bombardojnë Gazën, tanket në kufi! Amerikanë e gjermanë mes pengjeve të Hamasit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur