TIRANE- Rreth 80% e nxënësve që dalin nga shkollat publike profesionale nuk janë të aftë të ushtrojnë zanatin. Në shkolla nuk e kryejnë si duhet praktiken pasi mungon baza materiale dhe klasat e posaçme. Kështu, nxënësit e shkollës profesionale “Karl Gega” në Tiranë pavarësisht se për tre vite mësojnë mbi një profesion, siç është ai i teknikut të automjeteve ata asnjëherë nuk kanë punuar mbi një makinë. Baza materiale në klasën e mekanikes në shkollën “Karl Gega” mungon tërësisht.
Disa pjesë makine janë siguruar nga vetë mësuesit. Por brenda të njëjtës shkollë gjen dhe ekstremin tjetër pasi nxënësit të cilët mësojnë mbi profesionin e hidraulikut kanë të gjithë bazën materiale për të mësuar zanatin, dhe kjo falë një donacioni të bërë nga qeveria zvicerane. Drejtues dhe mësues të shkollave profesionale kërkojnë mbështetje nga qeveria por dhe biznesi shqiptar, ku ky i fundit ashtu si në çdo vend të Evropës duhet të përfshihet në kualifikimin e nxënësve.
Në arsimin profesional 65% për qind të programit e zë praktika mbi profesionin. Në kushtet kur ajo mungon, nxënësit nuk kane interes as për teorinë. Në të gjithë vendin janë 38 shkolla profesionale.
Shkrimi u publikua sot (15.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com