TIRANE - Një shkollë e re do të hapet në Shqipëri për të gjithë të apasionuarit e modës e dizajnit. Këtë fakt e bëri të ditur ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj i cili tha se kjo shkollë profesionale do të hapet shumë shpejt në bashkëpunim me Italinë.
Duke evidentuar nevojën që industria e veshjeve të mos mbulojë vetëm një proces të punës, por edhe elementët e tjerë si dizajni, ministri Veliaj tha shkolla e re profesionale për modë, dizajn dhe logjistikë do ta mundësojë këtë.
Nxitja e punësimit, Veliaj: "2.5 milion USD për kompanitë e fasonit"
Në vijim të konsultimeve për Buxhetin 2015, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, u ka bërë thirrje të gjitha kompanive të fasonit që, duke filluar nga janari i vitit tjetër, të aplikojnë për të përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit.
Gjatë vizitës së tij në një biznes fason në Tiranë, duke shpjeguar se si caktohet ky fond për industrinë tekstile, z. Veliaj tha se për vitin tjetër qeveria ka krijuar një fond prej 4.5 milion dollarë për Fondin e Nxitjes së Punësimit, nga të cilat 2.5 milion vetëm për sektorin fason.
"Mënyra se si llogaritet Fondi i Nxitjes së Punësimit varet nga përqindja e tatimit të fitimit që ka deklaruar sektori tekstil. Të gjitha paratë që vijnë nga shtesa 5% e tatim fitimit të industrisë fasone, do t'ia kthejmë po këtij sektori nëpërmjet fondit të punësimit", deklaroi ai. Z. Veliaj tha se fondi për nxitjen e punësimit për biznesin fason mund të rritet.

"Ndaj inkurajimi për këtë industri është që, duke filluar nga janari 2015, të aplikojnë sipas një sistemi pikësh transparent, i cili shpërblen të gjitha kompanitë që punësojnë sa më shumë njerëz, sidomos nga zonat rurale. Ndaj, apeli im për të gjitha kompanitë është që të aplikojnë në afat dhe të shfrytëzojnë kohën për të pasur sa më shumë hapësira nga fondi i nxitjes së punësimit", sqaroi ministri Veliaj. Ai shtoi se nëse fondi i derdhur si tatim fitimi nga fasonët do të rritet deri në fund të vitit, edhe fondi i punësimit për fasonët po ashtu do të rritet.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO