Shkollë në Astir? Veliaj: Kemi fituar 5 gjyqe për 5 hapësira, së shpejti hapim kopshtin e parë

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u pyet në Report Tv edhe për çështjen e investimit në një shkollë në zonën e Astirit në Tiranë.

“Së pari Astirin e shpallëm lagje. Së dyti sollëm ujin sepse pa ujë nuk ka jetë. Ajo zone furnizohej me puset e Laknasit. Investuam dhe zgjidhëm një problematikë shumë të madhe. Astiri po ta shohësh, edhe kabinat e votimit i çojmë me kontejnerë. Imagjino s’ka vend për të bërë një pikë votimi. Këta që akuzojnë tani kanë shumë gjynahe, se si e shqyen zonën e Astirit. Sot ata akuzojnë për 40 shkolla ndërkohë që vetë nuk bënë asnjë shkollë. Kështu që të thuash që nuk është bërë asnjë shkollë është çmenduri. Megjithatë ne kemi gjetur dakordësinë për metrat katrorë, i kemi fituar të pesta gjyqet. Sot kemi pesë ambiente. Nesër ose pasnesër hapim kopshtin e parë në Astir”, tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Përballja në GJKKO, Veliaj në Report Tv: Berisha, kokrra e frikacakut e burrecit! Bën si 'i marrë' por është i lig! Ka familjen më problematike dhe merret me shtëpinë e të tjerëve


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen