KOZHIKODE, Indi- Numri i vdekjeve nga aksidenti në Indi ka shkuar në 18 persona, ndërkohë që 16 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Punëtorët e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nga përplasja e aeroplanit ditën e djeshme.
Avioni Air India Express, i cili po riatdhesonte indianët e bllokuar në Dubai për shkak të pandemisë së koronavirusit, është aksidentuar gjatë uljes në pistë, ndërkohë që po binte një shi i fortë. Ky është aksidenti më i keq i avionëve të pasagjerëve në Indi që nga viti 2010.
Avioni kishte 190 pasagjerë dhe ekuipazh. Fatkeqësisht piloti dhe ndihmës-piloti mbetën të vrarë në aksident.
"Të gjithë pasagjerët janë pranuar në spitale të ndryshme, por ata gjithashtu janë duke u testuar edhe për COVID-19", shkruan Reuters.
Në vitin 2010, një tjetër fluturim i Air India Express nga Dubai u rrëzua gjatë uljes në pistë duke u përplasur me një kodër, ku si pasojë humbën jetën 150 persona.
Sipas raportimeve nga zyrtarë, autoritetet arritën të shpëtonin pjesën më të madhe të pasagjerëve për shkak se nuk ra zjarr pas përplasjes.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të përplasjes së avionit në pistë.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.7%
-
Jo
19.9%
-
Ndoshta
10.4%
Vota total: 413
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kim Kardashian shkëlqen në dasmën e çiftit më të pasur në Indi
15 Korrik, 13:46
-
Indi/ Mbi 120 të vdekur në një tubim fetar
3 Korrik, 16:18
-
Plagoset rëndë minatori në Bulqizë! Biznesi i kromit po merr jetë, dy të vdekur dhe një i plagosur për një muaj
29 Qershor, 17:12
-
Narendra Modi betohet si kryeministër i Indisë për herë të tretë
9 Qershor, 17:37
-
Mbi 50 viktima nga vapa ekstreme në Indi
3 Qershor, 13:29
-
Qeveria hedh për konsultim projektvendimin, 32 milionë euro për fortifikimin dhe menaxhimin e kufirit në dy vite
31 Maj, 22:27
-
Së paku 17 të vdekur nga shembja e një guroreje në Indi
28 Maj, 15:48
-
Zjarr i madh përfshin një sallë lojërash në Indi, të paktën 20 persona të vdekur
25 Maj, 18:51
-
VIDEOLAJM/ I vogli 8 muajsh rrezikon të rrëzohet nga tarraca e pallatit, shikoni si shpëtohet
1 Maj, 13:13
-
VIDEOLAJM/ Lopa e guximshme përballet me një leopard për të shpëtuar viçin e saj
30 Prill, 08:15
-
Piramida fiskale e dy vëllezërve indianë në Tiranë: Zbardhet skema e pastrimit të parave
13 Prill, 20:07
-
VIDEO/ Goli i 8-të sezonal, Armando Sadiku shënon në Indi
11 Prill, 22:20
Kujdes sidomoos ne Himare duan te pasurohen me 2 muaj. Tregetaret pergitojn kur Cmimi eshte 500 ta faturon 700 se keshtu eshte regjistruar ne kase thote shitesi hajdut fare
Përgjigju