Shkopinjtë kinez, mënyra më
e mirë për të vjedhur sende

Një hajdut xhepash në Kinë ka përdorur një mënyrë efikase për të vjedhur sende nga xhepat e qytetarëve. Wang Hongbo, 32 vjeç, përdor shkopinj për të vjedhur telefonin nga xhepi i mbrapëm i njerëzve.

I veshur me një xhaketë, kostum dhe xhinse, ai është filmuar nga kamerat duke vjedhur telefonin nga xhepi i një gruaje. Më pas ai ka shkuar në një dyqan për të shitur telefonin, që ishte model iPhone.
vjedhje1
Fotografia e tij gjatë vjedhjes, ka qarkulluar në të gjithë Kinën. Presioni që është bërë nga raportimet e lajmeve, e detyroi hajdutin që të kontaktojë më një gazetar për të zbardhur historinë e tij. Më pas Wang Hongbo është vetëdorëzuar në polici.

Kjo nuk është hera e parë që një hajdut përdor shkopinj për të vjedhur. Në shtator të vitit 2013, dy burra ishin kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur artikuj nga xhepat e qytetarëve.

Mendohet se kjo mënyrë grabitje është përhapur në shumë qytete të Kinës.

(v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës