DOKUMENTI/ Drejtori i fushatës së Gazment Bardhit administrator në kompaninë 'Kurum', ja pse opozita s'e përmend kompaninë e mbetjeve

DOKUMENTI/ Drejtori i fushatës së Gazment Bardhit administrator në kompaninë 'Kurum', ja pse opozita s'e përmend kompaninë e mbetjeve

Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

Kompania turke “Kurum International” që operon në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit që prej 1998 rezuton të jetë prodhuesja kryesore në Shqipëri e mijëra ton mbetjeve në vit.

Investigimet mediatike nxorrën në dritë se “Kurum” fshihet pas mbetjeve të eksportuara nga porti i Durrësit, për të cilat kompania gënjeu fillimisht, duke mohuar që të kishte lidhje me eksportin. Mbetje të cilat në vend që t’i asgjesonte sipas parametrave të sigurisë, rezultoi se ia kishte shitur kompanisë “Sokolaj”.

E ndërkohë që Kurum vijoi të gënjejë, kësaj here nuk u dëgjua zëri i opozitës, e cila zakonisht nuk lë kompani shqiptare apo të huaj pa marrë në gojë, për qëllime të politikës së ditës.

Por pse opozita nuk e përmend emrin e Kurum? Sepse interesat e saj, me sa duket janë interesat e kompanisë Kurum.

Drejtori i Shtabit Elektoral të Gazmend Bardhit në Elbasan gjatë zgjedhjeve të 2021, Lorenc Hastopalli, rezulton të jetë administrator i kompanisë “Energy Resources” ose ish “Kurum Energy”, me aktivitet prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike.

Siç tregon ky ekstrakt i QKB, në vitin 2004, kompania Kurum shton objektin e aktivitetit të Shoqërisë me prodhimin, shpërndarjen, tregtimin e energjisë elektrike dhe më pas shtohet emri i ri tregtar “Kurum Energy”.

Në vitin 2014, emri tregtar nga "KURUM ENERGY SH.A" , ndryshoi në "Energy Resources", dhe administrator në 2015 emërohet Lorenc Hastopalli. Ai është riemëruar disa herë dhe së fundmi është shtuar si administrator nga data 10/11/2022 deri në 10/11/2024.

Hastopalli nuk është një emër i panjohur. Në vitin 2021, pesë ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, si drejtori i fushatës elektorale të Gazment Bardhit, Lorenc Hastopalli iu drejtua me një mesazh qytetarëve të Elbasanit, ku i ftonte të votonin masivisht për PD.

“Ne do ti fitojmë zgjedhjet në Elbasan. Garancia jonë është rinia e Elbasanit, janë burrat dhe gratë, janë familjarët, janë fermerët, që do të votojë masivisht për numrin në fletën e votimit. Shumica do të votojë për ndryshimin. Elbasani do t’u kthehet qytetarëve, të rinjve, studentëve. Do t’u kthehet elbasanllinjve si qytet i dijes, i kultures, i vlerave, i harmonisë!”, deklaronte Hastopalli.

Shih linkun e deklaratës. Në 2013 qeveria e Sali Berishës mori vendim për shitjen e katër hidrocentraleve kompanisë Kurum International edhe pse kjo ishte kundërshtuar fuqimisht nga ekspertët në atë kohë. Sapo Kurum nisi aktivitetin me tregtimin e energjisë, si administrator shtohet Hastopalli, që sot është krahu i djathtë i Gazment Bardhit./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 29/08/2024 09:21

    Kurum & të gjitha pasurit e vënditvë i ka shitur non grata-përbindshi i Tropojës fatkeqsi Kombëtare.E.Rama kur erdhi në pushtet në 2013 i gjeti të shitura në investitor të shumtë pa EMËR dhe nuk e lejonte ligji ti kundërshtonte. - Shëmbulli është FRANÇESKO BECCETI Italian që do ndërtonte HEC-Kalivaç & e sabotoi Atë duke u marr me TV-AGON S.MEÇO. -Saliu e dinte që GAZ BARDHI ISHTE IMPLIKUAR NË ELBASAN ME KURUM & E VENDOSI NË KRYE TË BANDËS SË PD PËR MBROJTJEN E VOTËS(Shtet brënda Shtetit) & nxori nga furgoni Tij TROPOJANIN VRASËS PAPLEKA TË ARMATOSUR PËR TË VRARË DR.XHUVANIN E PS TË PAARMATOSUT. • Dhe drejtësia jo vetëm që i uli dënimin Vrasësin nga 22 vite në 7,por nuk e thirri fare GAZ BARDHIN NGA FRIKA E SB.Kjo është arsyeja që G.BARDHI U TËRHOQ NGA AKUZAT NDAJ SB,MULIT,etj & u bë URË E S.BERISHËS PËR TURPIN E TIJ. • Drejtësia ti japi drejtim ngjarjes tragjike të mbetjeve toksike në Elbasan,Pasi Sb po NXIN SHQIPËRINË ME SHPIFJE ÇDO DITË-NATË SIÇ E KA TRADITË NË OPOZITË & KUR ËSHTË NË PUSHTET-VRET SI NË 21 JANAR,GËRDEC,97,98..20.000 NË SHQIPËRI..POR EDHE NË KOSOVË,SI REMZI HOXHËN,etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot