Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si mashtrim, shkrimin e gazetës austriake ‘Kronën Zeitung’, e cila denonconte se ai ka paguar 700,000 mijë dollarë për lobim për një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Meta tha se ka lajmëruar ambasadën shqiptare në Austri, ndërsa paralajmëroi padi për autorët që kanë shkruar shkrimin, për të cilët tha se shumë shpejt do të bëhen publike.
‘Ç’koment të kem për këto mjerime të Rilindjes lokale dhe ndërkombëtare. E kam parë atë shkrimin pa emër. Shkrim pa emër për presidentin e një vendi?! I cili nuk është gjë tjetër, por është vetëm një ripërtypje në publik e disa shkrimeve të bëra nga revista Father Jones. Sa i takon LSI-së keni deklaratë nga ish-zëdhënësi i saj Sulçe në 5 prill 2018. Ja ku e keni, që në 3 maj një gazetar, më ka bërë pyetje për këtë çështje dhe përgjigja është shumë e qartë që është një mashtrim, pasi kam marrë pjesë si kryetar i parlamentit së bashku me Vasilin me ftesë të komunitetin organizator dhe gjithçka është e verifikueshme. Tani ato thonë se ka qenë Ilir Meta atje dhe ka paguar 700 mijë dollarë për foto me Trump! Nëse u duket Vasili si Trump, se atë ka nxjerrë gazeta austriake. U duket Petriti si Trumpi?
Është shumë e verfikueshme. Do jete edhe në gjyq në Vjenë për këtë shkrim të kësaj gazete. Këtu ku jam unë me Vasilin rrinë zyrtar e senator. E gjitha është vetëm një mashtrim. Këto foto i kam bërë që 30 vjeç me presidentin Klinton, e kam nxjerrë mallin e fotos. As nuk kam paguar e as nuk do të paguaj asnjë cent. Kemi njoftuar ambasadën në Vjenë, për t’i informuar për korrektësi. Por të mos isha president nuk do t’i padisja. Ato do të shkojnë në gjyq dhe ka garë të madhe nga avokatët atje për të më përfaqësuar mua. Do t’i nxjerrë me emër të gjithë ato që kanë shkruar.’- tha Meta.
Lajmi kryesor:
Denoncimi i medias austriake për lobim 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim, do t’i çoj në gjyq! Pas 24 korrikut fakte në SPAK për korrupsionin, i kam armët më të forta se Rama
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.8%
-
Gafë
50.5%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4885
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët
9 Janar, 19:57
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun
9 Janar, 19:25
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar
9 Janar, 19:15
-
‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani vijon të rrëfehet në GJKKO: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Ndërhynë për të më nxjerrë nga burgu
9 Janar, 19:05