Shkrimtarët e Kosovës gëzohen
për "Vargjet satanike" të Rushdies

Shkrimtarët e Kosovës gëzohen <br />për "Vargjet satanike" të Rushdies
TIRANE - Ndërkohë që botuesja Arlinda Dudaj paralajmëroi para një javësh botimin E “Vargjet satanike” të shkrimtarit Salman Rushdie, pas reagimit kundër botimit në shqip nga komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nuk ka pasur një reagim kundër prej Komunitetit Mysliman të Kosovës. Madje, botimi në gjuhën shqipe i shkrimtarit britanik me origjinë nga India, Selman Ruzhdie, sipas Gazetës Express ka “gëzuar shkrimtarët kosovarë”.

Poeti dhe studiuesi Ag Apolloni thotë se “Vargjet satanike” është vepra më kontroverse e shekullit njëzet dhe se “romanet e tij duhet të përkthehen në shqip”. Në intervistën që ka i ka dhënë gazetarit Alfred Beka, studiuesi Ag Apolloni thotë se “Të gjitha veprat postmoderne parodizojnë metarrëfimet, ku bën pjesë edhe religjioni”.

Mendohet qw botimi i kësaj vepre nga shtëpia botuese “Dudaj” do të zgjojë debate dhe mund të thyejë rekorde në shitje. “Sado që botimi i këtij libri është një akt i leverdishëm për botuesen, njëkohësisht ai është edhe një sfidë për të, kur dihet që në shumë vende perëndimore botuesit e këtij romani, pak ditë pas botimit, janë gjetur të vdekur në rrethana misterioze.”, thotë Ag Apolloni në Gazeta Express.

Po aty, Trina Gojani shprehet se “Besoj qe është mirë që vjen edhe në shqip. Fundja, duhet të pranojmë gjërat ashtu siç thuhen, por do të ishte shumë dobësi, nëse do të kishte reagime fetare, siç kanë ndodhur në botë.”

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza