Shkrimtari i njohur: Si u njoha me Rikardin, isha edhe dëshmitar në martesë, por sot s'jam në mortin tënd

Shkrimtari i njohur: Si u njoha me Rikardin, isha edhe dëshmitar në martesë, por sot s'jam në mortin tënd

Shkrimtari Zija Çela ka bërë një postim prekës për ndarjen nga jeta të aktorit Rikard Ljarja. Ai kujton njohjen në gjimnaz, bashkëpunimin në film, por edhe faktin se ka qenë dëshmitar në celebrimin e martesës së tij me Marjetën, por sot e ka të pa mundur që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit për shkak të situatës.

"Ne mungese, Rikard...Sa pak, sa pak mori Rikard Ljarja dhe sa shume, sa shume na dha. Dhe ne perseri nuk do te mund t’i japim, ndersa Ai do te vazhdoje te na jape permes ekranit. Pikellimi ka ndricimin e vet dhe ne keto caste ka pikerisht ate te diamantit te zi.  U njohem heret, ne vitet e rinise se gjimnazit, ne Shkodren e vendlindjes sone.

Nuk e parashihnim atehere se, nje dite, do te bashkepunonim ne nje film artistik, une si skenarist, ti regjisori dhe aktori protagonist. Eshte filmi ku gjete Marjeten, protagoniste gjithashtu. Prandaj me ftuat deshmitar ne celebrimin zyrtar te kurorezimit si bashkeshorte. E sot, ky deshmitari dhe ky kumbari, sot mungon ne mortin tend. E di Rikard, sic e dije fort mire edhe ti, miku im i ndier, shume plage marrim gjate rruges se jetes, vdekja eshte e fundmit qe na vret. Por qe, njekohesisht, na perball edhe me te ardhmen tjeter" shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Vargjet dhe mesazhet prekëse për ndarjen nga jeta të aktorit Rikard Ljarja: Në Parajsë është një vend i veçantë për ty


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë