Shkrimtari Marash Mirashi prezanton ‘Brirët’, romani që sjell ‘një republikë surreale’

Tirane- Pas 4 botimeve, Marash Mirashi i njohur si një poet modern ka befasuar lexuesin duke i dhuruar romanin e tij të parë, “Brirët”. Përmes një humori dhe ironie që shkon deri në sarkazëm, me një stil krejtësisht të veçantë, autori ka krijuar një republikë surreale.

Por çfarë është në të vërtetë kjo republikë imagjinare?

“Në thelb është një republikë qesharake, groteske, ku në krye qëndron këshilli i lartë i barinjve e më tej bariu. Duke udhëtuar në këtë republikë, “Republikën e Babzilantit”, lexuesi ia arrin të marrë mesazhin se shoqëritë e nënshtruara shpeshherë bëhen pre e aleancave të idiotëve që janë në krye të shteteve me demokraci baritore. Është një thirrje që këta njerëz të mos bien pre e regjimeve që janë gati  të shkatërrojnë shpirtin njerëzor, janë të gatshëm të përdorin edhe kafshët për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, duke i dhënë kafshëve atribute humane.” thotw Marash Mirashi.

Të pranishmit në promovimin e “Brirëve” kanë theksuar se vetëm një imagjinatë që kalon çdo parashikim, mund të bëjë të mundur sjelljen e një romani të tillë, i cili menjëherë është përqafuar nga lexuesit.

“Është nje prurje që nderon letërsinë e re shqiptare' thotw Lufter Xhuveli politikan.

 

“Ka ironinë e këtij mjerimi në një shoqëri të marrë fund, sic përshkruan ai” tregon Ahmet Premçi.

Romani “Brirët”  është një botim i cili që në nisje rezultoi i suksesshëm duke rrëmbyer edhe çmimin letrar “AT Gjergj Fishta”. Kjo vepër e cila tashmë mbetet në dorën e lexuesit do të udhëtojë edhe në panairin e afërt të librit.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025