Shkrimtari Moikom Zeqo ka folur për sëmundjen e tij. Ai thotë për gazetën Dita se ajo është e pashërueshme, por mund të mbahet nën kontroll. Ndërkohë, ai shprehet se për të nuk ka munguar kurrë një krevat në spital.
 
“Në 8 tetor të këtij viti në St Thomas Hospital, Emergency Departament, Bridge Road, London, mjekët më diagnostikuan me CLL, dmth. me Chronic Lymphocylic Leukemia – e njëjta diagnozë u konfirmua edhe në analizat e bëra në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Është një sëmundje e pashërueshme, kronike, por e kurueshme dhe mund të mbahet nën kontroll duke ndjekur tërë ciklet e kimioterapisë dhe të shërbimeve të tjera mjekësore. Do të doja me gjithë shpirt që e gjithë kjo të mbetej thjesht një motiv vetjak dhe familjar – pra të ruhej privacia dhe të shmangej e tërë buja. Unë falënderoj të tërë ata që të shqetësuar nga lajmi i sëmundjes sime, më telefonuan dhe më shprehën dëshirat e sinqerta për solidaritet dhe urimet për shërim etj, – nuk kam fjalë për t’i falënderuar – ndonëse më duket se edhe i kam vënë në siklet. Nga ana tjetër dua të them se kurrë nuk ka munguar një shtrat për mua në spital, as nuk shtrohet kurrë ky problem – mjekët që u impenjuan me mua janë njerëz të mrekullueshëm dhe profesionistë të nivelit ndërkombëtar. U kërkoj ndjesë nëse ndonjë prej tyre mund të krijojë ndonjë keqkuptim, gjë që nuk varet nga ana ime".
 

Redaksia Online