1676209832_77.JPG

Banesa që u shkrumbua këtë të diel në lagjen Xhemaj  ne Cakran te Fierit, ka lene ne qiell te hapur familjen 7- anetarëshe qe jetonte në të. Kryefamiljari Adil Muskaj tregon se shkak i zjarrit ishte një shkendije elektrike teksa pohon se të gjitha orenditë tashmë janë djegur.

Në momentin e renies se zjarrit në banesë ndodhej mbesa e Adilit i cili ndërhyri menjëherë për ta nxjerrë nga banesa ndërkohe qe flaket u perhapen menjehere në të gjithë ndërtesën. Pavarësisht nderhyrjes së zjarrfikësve , orenditë u shkrumbuan tërësisht.


Lajmi kryesor:

Shkak u bë një shkëndijë elektrike, shkrumbohet banesa në Fier! Familja me 7 anëtarë, në qiell të hapur! Shpëton ‘mrekullisht’ e mitura