Një banesë në fshatin Torovicë të Lezhës është përfshirë nga flakët ditët e sotme. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.  

Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se shtëpia i përket shtetasit të identifikuar me inicialet N.F.  Si pasojë e flakëve raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa familjarët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.