Shkrumbohet superjahti 20 mln paund, pronar njw manjat italian

Një superjaht me vlerë 20 milionë paund, në pronësi manjatit italian, Paolo Scudieri, u përfshi nga flakët në brigjet e një ishulli spanjoll.  Anija 45 metër e gjatë u përfshi nga zjarri pasditen e së enjtes në Cala Saona, në perëndim të ishullit mesdhetar të Formenteras, vetëm një muaj pasi iu dorëzua pronarit.

Rojet bregdetare dërguan dy varka shpëtimi në zonë pasi nëntë pasagjerët dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit në bordin e “Aria SF” braktisën anijen pas një telefonate në Mayday dhe një tentative të dështuar për të shuar zjarrin. Tymi i zi që shkaktoi zjarri mund të shihej deri në ishullin fqinj të Ibizas por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.  

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë