SOLIDARITETI/ Shkuan të kalojnë natën pas tërmetit, pronari i hotel 'Belagrita' i ofron GJITHÇKA falas: Ju nuk keni shtëpi, do rrini këtu

BERAT - Disa banorë nga Durrësi të cilët u larguan nga qyteti bregdetar pas tërmetit të 26 nëntorit, u akomoduan në qytetin e Beratit në hotel "Belagrita". Biznesmeni dhe prodhuesi i verës Pëllumb Berberi vuri në dispozicion të banorëve të Durrësit të ardhur në Berat, 50 dhoma me dy apo tre shtretër secila.

Vete pronari Berberi bëri thirrje në rrjetet sociale qe ofron strehim si dhe ushqim falas për të gjithë ata banorë të prekur nga tërmeti.  Aktualisht në hotelin e tij ndodhen rreth 150 persona të cilët janë akomoduar në dhomat e hotelit "Belagrita".

Report tv intervistoi disa prej banorëve të dëmtuar nga tërmeti që po qëndrojnë në hotelin e sipërmarrësit Pëllumb Berberi.

"Kemi që me 26 deri më sot që jemi këtu. I falenderojmë nga zemra, zoti i bekoftë dhe i dhëntë gjithë të mirat e kësaj bote. Se ishim gjithë familjarë dhe shumë të tronditur. Nuk gjejmë fjalë të flasim për këta njerëz që na kanë pritur këtu, jo vetëm pronarët por edhe gjithë stafi që punon këtu", shprehet një qytetare.

"Këtu gjetëm një ngrohtësi të paparë, që pothuajse po e kalojmë", shprehet një tjetër.

Një vajze e mitur tregoi për Report Tv momentet e vështira mëngjesin e së martës të 26 nëntorit

"Çasti i tërmetit është sikur, thash, erdhi fundi. Por gjithsesi këtë gjë e kalova dhe shpresoj që asnjë njeri mos ta kalojë më. Faleminderit o zot që na le me kaq, dhe mbaj dorën radhës tjetër", thotë ajo.

Kjo vajzë falenderon stafin dhe pronarët e hotelit për përkujdesjen që kanë treguar çka ka bërë që ata të ndjehen si në shtëpinë e tyre.

"Jam shumë e kënaqur nga ky staf i mrekullueshëm nga ky hotel mahnitës për mua, unë nuk kam parë kurrë njerëz kaq të mrekullueshëm. do të mbeten kujtime përjetë", tha vajza.

Ndërsa një zonjë tha se mikpritja ka qenë mbresëlënëse dhe janë njoftuar nga stafi se mund të qëndrojnë në hotel sa të duan.

"Me mikpritjen e Beratasve jemi të kënaqur, sidomos me këto të hotelit këtu me pronarët të dy burrë e grua, dhe fëmijët, të gijthë familjarisht punojnë këtu, kanë bërë një pritje të paparë. Ne erdhëm rastësisht këtu kur ata u treguan të gatshëm shumë dashamirës, ne duke parë mikpritjen thamë do rrimë një natë, kur ata nuk na lanë thanë i keni të gjitha "free" keni për të ndenjur këtu se ju nuk keni ku shkoni", shprehet qytetarja nga Durrësi.

Stafi i hotelit njofton se ka ende dhoma të lira për qytetarë të prekur nga tërmeti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 04/12/2019 13:32

    Ka plot per te qare me situaten, por njerezit gjejne fjalen e mire per ta thene para se te ankohen per kushtet. Bravo te zotit te lokalit dhe ju si media qe i promovoni keto biznese nepermjet kronikave, pasi e meritojne me se miri kete PR falas.

    Përgjigju
  • Hasani: 04/12/2019 08:28

    Zoti te ndihmofte ty familjen dhe krejt te afermit e tu.

    Përgjigju
  • Cubi: 04/12/2019 07:23

    Hallall kjo tregon se ka akoma njerez human e dashamires. Zoti ja beft sa me mbare. Kurr mos paft keq me sy. Urimeee

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase