Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar! Talat Xhaferi pranon mandatin për formimin e Qeverisë Teknike
Talat Xhaferi pranon mandatin për formimin e Qeverisë Teknike
Presidenti Stevo Pendarovski, i dorëzoi pasditen e sotme mandatin Talat Xhaferit për përbërjen e re të Qeverisë kalimtare që ka për detyrë t`i organizojë zgjedhjet e dyfishta në vend.
“Në bazë të nenit 84 alinea 1 të Kushtetutës së RMV-së kurse në pajtim me nenin 43 të Ligjit për Qeveri dhe me propozim të partisë më të madhe që përbën koalicionin qeveritar, për mandatar për përbërjen e qeverisë kalimtare për zbatimin e zgjedhjeve për deputetë, e përcaktoj z.Talat Xhaferi”, deklaroi Pendarovski.
Talat Xhaferi si Kryeministër i ardhshëm, pritet që nesër në Kuvend t`i dorëzojë propozimet për përbërjen e re qeveritare dhe programin e qeverisë së tij. Votimi pritet të jetë të dielën më 28 janar në seancë plenare.
Pas marrjes së mandatit, Talat Xhaferi, premtoi se e gjithë procedura për formimin e qeverisë teknike do të zhvillohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.
“Me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë pranoj mandatin nga Presidenti i vendit, duke premtuar se me ndërgjegje dhe në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, përbërja qeveritare dhe negociatat për Qeverinë do të zhvilohen konform nevojës politike dhe situatës në vend”, shprehet Talat Xhaferi.
Por, jo vetëm kaq. Talat Xhaferi, përmes një postimi në Facebook është zotuar se edhe si Kryeministër do të vazhdojë të punojë me përkushtim.
“Me krenari dhe nder të veçantë e pranova Mandatin për formimin e Qeverisë. Edhe nga pozita e Kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien, përparimin dhe përfitimet e qytetarëve dhe shtetit” – shkruan Talat Xhaferi në Facebook.
Procedurat që nisën dje me dorëheqjet e Kryeministrit Kovaçevski dhe Kryeparlamentarit Talat Xhaferi, paraqesin hyrje në procesin zgjedhor pranveror në vend.
Më 8 maj, krahas zgjedhjeve parlamentare do të votohet edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kurse rrethi i parë do të mbahet më 24 prill.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
79.5%
-
Të gabuar
16.3%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 5081
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VMRO kundër gjuhës shqipe në Maqedoni, Artan Grubi: Shfuqëzimi i ligjit për gjuhët, do jetë goditje ndaj të drejtave të shqiptarëve! Do të ketë protesta
3 Shtator, 18:42
-
Akuzohet se ka lejuar të kryhen rite fetare gjatë një mbledhjeje të një komisioni, deputetët maqedonas kërkesë për interpelancë ndaj kryeparlamentarit Gashi
3 Shtator, 12:07
-
Qeveria e Maqedonisë të Veriut mbështet hyrjen në treg të grupit 4iG, investitorit të One Albania
2 Shtator, 18:02
-
Do të shfuqizohet ligji për gjuhët? Reagime të ashpra në Maqedoninë e Veriut! Koalicioni 'Vlen': Nisma rrezikon të hapë kutinë e Pandorës
2 Shtator, 07:38
-
Vodhi mjetin luksoz ‘Porsche Panamera’ dhe tentoi ta kalonte në kufirin e Maqedonisë së Veriut, arrestohet 29-vjeçari shqiptar
25 Gusht, 19:47
-
Ohër/ Meta takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski
18 Gusht, 18:23
-
Ishte në arrest shtëpie në Shkup, arratiset ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani! Serbia e kërkon për krime lufte
15 Gusht, 15:49
-
Një komb, një pasaportë/ Spahiu: Çdo shqiptar nga Kosova, Maqedonia, Mal i zi, duhet të marrë pasaportë shqiptare
12 Gusht, 19:33
-
Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit
11 Gusht, 15:16
-
Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false
11 Gusht, 11:15
-
Maqedoni e Veriut/ Vatër e madhe zjarri prej 3 ditësh në Malin e Thatë, flakët afër parkut të Prespës, në Korçë! Po punojnë për shuarje edhe 3 helikopter
10 Gusht, 21:45
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16