SHKUP – Përfundon takimi i liderëve, Gruevski dhe Zaev informojnë për negociatat në Strasburg

Në Klubin e Deputetëve në Shkup përfundoi takimi dyorësh i liderëve të katër partive më të mëdha në Maqedoni, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE-ja, Ali Ahmeti nga BDI-ja, Zoran Zaev nga LSDM-ja dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja për gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza politike në vend.
Në takimin e sotëm, ku si vëzhgues morën pjesë ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, Gruevski dhe Zaevi informuan Ahmetin dhe Thaçin për bisedat e javës së kaluar në Strasburg, ku ndërmjetësuan eurodeputetët Ivo Vajgël, Eduard Kukan, Riçard Hovit dhe eurokomisioneri i Zgjerimit, Johanes Han.
Hollësira tjera nga takimi i sotëm nuk janë bërë të ditura.
U paralajmërua një takim i i ri i liderëve në fillim të javës së ardhshme, por pa një datë të saktë./ atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ ‘Ik se t'i **** robt’, me shkop bejsbolli dhe gurë, sherr masiv mes dy grupeve në zonën e Astrit në Tiranë