VLORË - Policia shqiptare dhe maqedonase do të shkëmbejnë informacione për persona me prirje e tendenca radikale apo terroriste. Kjo u dakordësua në një takim që kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako mbajti në Vlorë me homologun maqedonas Gorançe Savovski, ku u diskutuan gjithashtu edhe masat që duhen marrë për t'i mbajtur këta elementë të dyshimtë nën kontroll.
Fokusi në këtë drejtim vjen pas sulmeve terroriste për përfshinë Parisin dhe situatës kërcënuese ku ndodhet Evropa. Kreu i Policisë maqedonase theksoi se fluksi i emigrantëve në territorin e shtetit fqinj rrit mundësinë e kriminalitetit, ndaj bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të rritet në vijim.
Savovski falënderoi kryepolicin Çako për shkëmbimin në kohë reale të informacioneve mes policinë shqiptare dhe policisë maqedonase, në drejtim të grupeve kriminale që merren me trafik droge,armësh , migrim ilegal dhe krime ndërkufitare.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com