/ATSH/- Kreditimi i ekonomisë gjatë muajit shkurt 2015, (me bazë vjetore) vazhdoi të ruajë rritjen pozitive me afërsisht 3% më shumë ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë, ndërsa evidentoi se portofoli total i kredisë në këtë muaj arriti vlerën e 556.7 miliardë lekëve, rreth një miliard lekë më pak krahasuar me muajin Janar.
Sipas Bankës Qendrore, në fund të Shkurtit, totali i kredisë për individë ishte 152.6 miliardë lekë, në rritje me 1.2 miliardë lekë që nga fillimi i vitit.Ndërsa kredia për biznesin ka pësuar rënie. Banka e Shqipërisë ka deklaruar edhe në raportin e fundit të publikuar mbi politikën monetare, se Banka Qendrore do të vazhdojë të natyrën lehtësuese të politikës monetare duke forcuar pozitat e një kreditimi me rritme progresive rritje.
/Shqiptarja.com