Shmanget tragjedia në Lushnjë, fëmija rrezikoi të binte nga kati i pestë i pallatit! 5-vjeçari shpëtohet nga policia

Shmanget tragjedia në Lushnjë, fëmija rrezikoi të binte nga kati i pestë i pallatit! 5-vjeçari shpëtohet nga policia

Foto ilustruese

Një fëmijë rrezikoi të binte nga kati i pestë i pallatit, pasi kishte ngecur në parvazin e dritares, në një kohë kur familjarët e tij nuk ndodheshin në shtëpi. 5-vjeçari shpëtohet nga policia

Falë reagimit të menjëhershëm, pas telefonatës nga një qytetar, shërbimet e Policisë shpëtojnë një fëmijë 5 vjeç që rrezikoi të binte nga dritarja e katit të pestë të pallatit.

Rreth orës 13:00, në sallën operative, ka telefonuar një qytetar për të kërkuar ndihmë, pasi në lagjen "Skënder Libohova", Lushnjë, një fëmijë po rrezikonte të binte nga dritarja e katit të pestë të pallatit.

Menjëherë pas telefonatës, salla operative ka koordinuar veprimet me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që patrullojnë në këtë zonë, të cilat kanë shkuar brenda pak minutash në adresën e dhënë.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është shpëtuar fëmija 5 vjeç që kishte kishte hipur dhe kishte ngecur në parvazin e dritares, në një moment që familjarët nuk kishin qenë ne atë dhomë.  

Familjarët e të miturit kanë falënderuar Policinë, për ndërhyrjen e menjëhershme në këtë situatë.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda