Shoferë pa patentë, aksidentohen 
4 maturantët, vdes 18 vjeçarja

DIBER - Një automjet tip Audi me targa AA 209 FA, në të cilin po udhëtonin 4 maturantë nga Maqellara e Dibrës ka dalë nga rruga nga shpejtësia e tepërt pasditen e sotme duke sjellë vdekjen e një vajze, ndërsa një djalë ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.
 
Viktima është Irida Reçi. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur "Maranica" në afërsi të Urës së Topojanit, ndërsa shkak është bërë shpejtësia e tepërt me të cilën 4 maturantët po udhëtonin.
 
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se maturantët ishin nisur nga Bulqiza drejt Peshkopisë dhe po ktheheshin nga ekskursioni. Ndërkohë, maturanti Arnold Hoxha, ishte në drejtim të automjetit pa patentë, ndërsa raportohet se ai ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
 
Sipas policisë rrugore në Bulqizë nga kontrollet e ushtruara gjatë ditës së sotme janë arrestuar "Për drejtim mjeti pa dëshmi aftësie" shtetasit Nderim K. Armand M. Erald C. Renato J. Albjon K., Hysni E., Ismail Ll. dhe Ervis E, që të gjithë maturantë nga Maqellara e Dibrës. 
 
Ndërkaq po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe shkaqeve të aksidentit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)