Shoferi rumun nuk arrin të ndalë shpejtësinë e madhe tek rrethrrotullimi, fluturon me makinë/VD

Shoferi rumun nuk arrin të ndalë shpejtësinë e madhe tek rrethrrotullimi, fluturon me makinë/VD

Momenti kur makina fluturon mbi rrethrrotullim

Një shofer që ishte nën ndikim të alkoolit është filmuar duke lëvizur me shpejtësi të madhe me makinë, dhe nuk arrin të ndalet tek rrethrrotullimi dhe përfundon duke fluturuar mbi të.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur 37-vjeçari humb kontrollin mbi timonin dhe përplaset në trotuar, ku nga goditja e madhe fluturon për disa metra.

Një re pluhuri ngritet në ajër si pasojë e aksidentit të shkaktuar në Bragadiru të Rumanisë. Vetura e cila po lëvizte me shpejtësi të madhe nuk ndalet para rrethrrotullimit, dhe përfundon duke fluturuar.

Për fat të mirë as shoferi e pasagjeri që ishte brenda veturës nuk kanë pësuar lëndime serioze, falë rripit të sigurisë që e kishin vënë me kohë.

Ndërkaq me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se shoferi i veturës që është nga Bukureshti, ishte nën ndikim të alkoolit. Atij menjëherë i është marrë leja e qarkullimit rrugor, shoferi rrezikohet të qëndroj prapa hekurave nga 1 deri në 5 vjet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë